Integrimi Evropian

Vizitë studimore në Gjermani me Grupin Punues, përgjegjës për hartimin e Koncept Dokumentit mbi Zvogëlimin e Barrës Administrative.

20 Tetor, 2019

Emri i Projektit: Mekanizmi për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim Evropian  Aktiviteti: Vizitë studimore në Gjermani me Grupin Punues, përgjegjës për hartimin e Koncept Dokumentit mbi Zvogëlimin e Barrës Administrative. Pjesëmarrësit: Anëtarët e Grupit Punues Data: 20 – 26 tetor 2019 Qëllimi dhe programi i vizitës Në vitin 2017, Qeveria themeloi Grupin Punues përgjegjës për hartimin e Koncept Dokumentit mbi Zvogëlimin e Barrës Administrative, i cili ka për qëllim krijimin e një programi të gjerësishëm për zvogëlimin e barrës administrative, si dhe modernizimin e kornizës ligjore. Duke marrë parasysh peshën dhe kompleksitetin e çështjes në fjalë, është e rëndësishme të bazohemi në përvojat e vendeve të tjera që kanë arritur të zbatojnë me sukses një program për zvogëlimin e barrës administrative. Gjermania është ndër pararojat kryesore për këtë politikë në Bashkimin Evropian. Ata kanë zhvilluar një bazë ligjore për politikën e zvogëlimit, kanë aplikuar rregullin “një brenda – një jashtë”, si dhe kanë menaxhuar matjen e barrës përbrenda me Zyrën Federale të Statistikave (Destatis). Për këtë qëllim u organizua një vizitë studimore në Gjermani për të zhvilluar më tutje analizën e Koncept Dokumentit mbi Zvogëlimin e Barrës Administrative. Vizita u realizua në Berlin, më 20 – 26 tetor 2019, dhe u përkrah financiarisht nga projekti mbështetës i Qeverisë së Luksemburgut në kuadër të Mekanizmit për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim evropian që menaxhohet nga Ministria e Integrimit Evropian në Kosovë. Pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Financave, ish Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ish Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Integrimit Evropian. Përftimet/mësimet e nxjerra për institucionet Kjo vizitë studimore ka kontribuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të analizës për Koncept Dokumentin mbi Zvogëlimin e Barrës Administrative, duke u bazuar në përvojën e Gjermanisë. Përveç të kuptuarit më të mirë të metodologjisë që Gjermania ka përdorur për zbatimin e programit të barrës administrative dhe rëndësinë e rregullit “një brenda, një-jashtë”, një mësim tjetër shumë i rëndësishëm ishte që koordinimi i institucionalizuar dhe vullneti politik janë të rëndësisë qenësore për një zbatim të suksesshëm.

Last modified: 5 Gusht, 2022

2 Responses to " Vizitë studimore në Gjermani me Grupin Punues, përgjegjës për hartimin e Koncept Dokumentit mbi Zvogëlimin e Barrës Administrative. "

  1. best world news thotë:

    I know this if off topic but I’m looking into starting
    my own weblog and was curious what all is needed to get set up?
    I’m assuming having a blog like yours would cost a pretty penny?
    I’m not very internet savvy so I’m not 100% certain. Any tips or advice would be greatly appreciated.
    Thank you

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 79722 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/vizite-studimore-ne-gjermani-me-grupin-punues-pergjegjes-per-hartimin-e-koncept-dokumentit-mbi-zvogelimin-e-barres-administrative/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *