Emri i projektit: Mekanizmi për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim Evropian Aktiviteti: Vizit-studimore-n-euipoEUIPO dhe IPIL mbi praktikat e regjistrimit të markave tregtare dhe dizajneve industriale Pjesëmarrësit: Përfaqësues të Agjencisë për Pronësi Industriale, Ministrisë për Integrime Evropiane Data: 04 – 07 dhjetor 2019 Qëllimi dhe programi i vizitës Në këtë vizitë studimore janë trajtuar këto tema: Konteksti ligjor dhe institucional i Luksemburgut në fushën e Pronësisë Industriale, Promovimi dhe ofrimi i shërbimeve për publikun dhe bizneset mbi rëndësinë e PI-së, Hyrje në të drejtën e pronësisë industriale të BE-së, Analizë e kornizës ligjore evropiane dhe rasteve të trajtuara nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së, Udhëzime mbi ekzaminimin e markave tregtare dhe dizajneve industriale, Kriteret absolute dhe relative për refuzimin e regjistrimit të markave tregare, dhe një vizitë në Shtëpinë e Ndërmarrësisë. Vizita u përkrah financiarisht nga projekti mbështetës i Qeverisë së Luksemburgut në kuadër të Mekanizmit për Zhvillimin e Kapaciteteve Njerëzore për integrim evropian që menaxhohet nga Ministria e Integrimit Evropian. Përftimet/mësimet e nxjerra për institucionet Agjencia për Pronësi Industriale gjatë vitit 2020 do filloj me reforma ligjore, të cilat përfshijnë ndryshimet në Ligjin e Markave Tregtare, Patenta, Dizjan Industrial dhe Tregues Gjeografikë. Ndryshimet në ligjin e markave tregtare përfshinë transpozimin e Direktivës EU/2015, për të cilën janë diskutuar gjatë kësaj vizite studimore, mësimet e së cilave do të zbatohen në këto ndryshime. Agjencia po ashtu ka nxjerrë dhe disa praktika të mira në fushën e promovimit të pronësisë industriale, ndryshimi në qasje tek palët dhe përgatitja e broshurave informuese mbi objektet e pronësisë industriale janë tema të cilat janë trajtuar në këtë takim. Ekzaminimi i markave në bazë të procedurave të krijuara nga praktika e EU, të cilat janë të prezantuara dhe në udhëzuesit e EUIPO, janë mësime të nevojshme për Agjencinë të cilat do të aplikohen në procedurat e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale.
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/vizite-studimore-ne-euipo-dhe-ipil-mbi-praktikat-e-regjistrimit-te-markave-tregtare-dhe-dizajneve-industriale/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/vizite-studimore-ne-euipo-dhe-ipil-mbi-praktikat-e-regjistrimit-te-markave-tregtare-dhe-dizajneve-industriale/ […]