Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt vizitë zyrtare e delegacionit nga Kosova në Letoni për përgatitjen për menaxhimin e fondeve të BE-së

27 Shtator, 2023

Më datat 19-21 shtator, një delegacion nga Republika e Kosovës qëndroi në Letoni, ku zhvilloi takime me përfaqësues nga institucionet letoneze. Qëllimi i vizitës ishte marrja e informatave për së afërmi lidhur me përvojën letoneze në menaxhimin e fondeve të BE-së në periudhën para anëtarësimit në BE dhe pas saj.

Në kuadër të delegacionit që udhëhiqej nga Zyra e Kryeministrit morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe përfaqësues nga projekti i asistencës teknike të financuar nga BE, që përkrahën organizimin e kësaj vizite.

Pjesëmarrësit nga Kosova u njohën në veçanti me përvojat e Agjencisë Qendrore të Financimit dhe Kontraktimit që menaxhon fondet e BE-së në Letoni. Po ashtu, u mbajtën takime me përfaqësues nga Shoqata Letoneze e Qeverive Lokale dhe Rajonale, Autoriteti Auditues i Letonisë dhe Shërbimi Letonez i Përkrahjes Rurale. Poashtu u pa nga afër një projekt i financuar nga fondet e BE-së në kryeqytetin Riga.

Gjatë vizitës u mundësua që të evidentohen përvojat specifike prej të cilave mund të përfitojnë institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat mund të përfitohen nëpërmjet projekteve të asistencës teknike si dhe instrumenteve të BE-së të dedikuara për këtë qëllim sikurse Twinning dhe TAIEX.

Last modified: 27 Shtator, 2023

Comments are closed.