Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Shpallet gara përuruese e fotografisë nga projekti “EU Integration Support Facility”

4 Tetor, 2023

Shpallet gara përuruese e fotografisë nga projekti “EU Integration Support Facility”, që synon të hedhë dritë mbi rezultatet e prekshme dhe storiet e suksesit të projekteve të financuara nga BE-ja në mbarë Kosovën.

Kjo thirrje është e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës të moshës 15 deri në 19 vjeç. Mund të dërgoni deri në tri foto origjinale. Mirëpriten imazhe të çfarëdo gjëje, qoftë pjerrinë për karriget me rrota, bibliotekë e shkollës, park i qytetit apo sistem i energjisë së ripërtëritshme. Synimi është që fotot tuaja të tregojnë historitë e zhvillimit, përparimit dhe ndryshimit të arritur me mbështetjen e BE-së në Kosovë.

Për këtë garë do të ketë dhe shpërblime, ku vendi i parë do të fitojë një lap top, i dyti një tabletë dhe i treti një smartphone.

Pjesëmarrësit inkurajohen të mendojnë përtej Prishtinës. Fotot e nxjerra më larg nga kryeqyteti dhe ato që kapin subjekte të anashkaluara do të fitojnë pikë shtesë.

Afati i dorëzimit është deri me 20 tetor 2023.

Për të aplikuar, plotësoni formularin në linkun ➡ https://forms.gle/Sfy59o7XruTW3HKr6

Nëse keni nevojë për ndihmë ose keni ndonjë pyetje, dërgoni email në: euisf.photocontest@gmail.com.

Për më shumë vizitoni dhe webfaqen: https://integrimievropian.rks-gov.net/

Si dhe në Facebook në: https://www.facebook.com/EIRepublicofKosovo/

Last modified: 4 Tetor, 2023

Comments are closed.