Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt takimi i radhës i komitetit drejtues për liberalizim të vizave

25 Tetor, 2013

Prishtinë, 25 tetor 2013 – Sot, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit Z. Hashim Thaçi, u mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave.


Në fjalën hyrëse, Kryeministri i Kosovës Z. Hashim Thaçi tha se:
 “Agjenda evropiane tashmë është në rrugë të mbarë, dhe na takon neve, që në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë ta shtyjmë këtë agjendë edhe më tutje përpara, e kjo arrihet vetëm me një angazhim dhe përkushtim edhe më të madh nga të gjithë ne së bashku. Në këtë drejtim, kam kënaqësinë që të diskutoj me ju të arriturat dhe sfidat në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave si dhe në zbatimin e kritereve afatmesme që kanë dalë nga  studimi i Fizibilitetit të Komisionit Europian. Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave presim rezultate konkrete në të gjitha blloqet, presim që në procesin e ripranimit të rrisim numrin e marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet e BE-së, të rajonit si dhe me shtetet e transitit dhe origjinës siç janë Turqia, Afganistani etj”.

Ndërsa për procesin e riintegrimit Kryeministri Thaçi tha se:”Ne duhet të krijojmë kushte sa më të mira për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, posaçërisht rastet e rënda me nevoja të veçanta shëndetësore, por edhe për komunitetet të cilat kanë nevojë për përkujdesje institucionale. Ne duhet gjithashtu fokusuar edhe më tutje në përmirësimin e sigurisë së dokumenteve në nivel komunal, konkretisht zyrat komunale të gjendjes civile duhet të ngritin sigurinë e objekteve, pajisjeve dhe hapësirave ku veprojnë ata, gjithashtu zyrtarët komunal që janë të angazhuar në këto zyra duhet pa përjashtim ta shfrytëzojnë sistemin e ri të gjendjes civile, përndryshe disa nga këta zyrtarë nuk do të certifikohen dhe atyre zyrave do të ju merret leja e lëshimit të dokumenteve personale”.

Dhe për procesin e liberalizimit të viazve Kryeministri Thaçi potencoi se:” Zbatimi i strategjive në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore është parakusht për liberalizim të vizave siç është edhe bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të institucioneve për zbatimin e ligjeve. Për të gjitha këto na nevojitet përkushtim, angazhim dhe veprim i pa kompromis ndaj të gjitha dukurive negative. Ky është një prioritet i tërë shoqërisë tonë dhe jo vetëm i procesit të liberalizimit të vizave, për këtë arsye luftimi i dukurive negative ka qenë dhe do të mbetet prioritet për të gjithë ne”.

Gjatë takimit, Ministrja Çitaku u fokusua në çështje konkrete për zbatim sa më efikas të planit të veprimit për liberalizim të vizave dhe adresimin e konkluzioneve kryesore nga blloqet përkatëse.

Në fushën e riatdhesimit dhe ri-integrimit, Ministrja Çitaku tha se:”Duhet të përcillen sa më afër zhvillimet rreth riintegrimit të përsonave të riatdhesuar në mënyrë që të ketë monitorim sa më efikas të procesit dhe riintegrimi i tyre në shoqëri do të jetë më i suksesshëm”. 

Për bllokun hyrës që është Riatdhesimi dhe Ri-integrimi, u diskutua për Zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të ripranimit të personave që bëjnë pjesë në grupet e cenueshme si: fëmijët e pashoqëruar, personat e moshuar, personat me sëmundje që nuk trajtohen në Kosovë, si dhe më në detaje u diskutua inicimi i negociimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të ripranimit me shtetet e origjinës.

Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se:” Sfidë e radhës në nënshkrimin e marrëveshjeve për riatdhesim është negocimi i marrëveshjeve me shtete e origjinës dhe transitit. Për këtë arsye na nevojitet që të iniciojmë nënshkrimin e marrëveshjeve me këto shtete dhe të jemi sa më këmbëngulës në këtë drejtim, posaçërisht me ato shtete të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës. Poashtu duhet intensifikuar përpjekjet për negocimin e marrëveshjes për riatdhesim me Turqinë, Afganistanin, Bregun e fildishtë dhe Pakistanin, si dhe fillimin e iniciativave të reja me shtete si Nigeria dhe Libia, por edhe shtete tjera”.

Ndërsa adresimi i konkluzioneve kryesore duke filluar nga blloku i parë që është Siguria e Dokumenteve; u diskutua kontrolli dhe hetimi i rasteve të ndryshimit të të dhënave personale si dhe siguria fizike e zyrave të gjendjes civile në nivel lokal.

Për bllokun e dytë që është Menaxhimi i Kufirit dhe i Migrimit, u diskutua; finalizimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes formale për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kostoja financiare dhe ndarja e buxhetit të nevojshëm për zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për MIK, zbatimi i plotë i regjimit të vizave, sigurimi i pajisjeve, stafit dhe softuerit të nevojshme në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës për zbatim të mirëfilltë të regjimit të vizave si dhe u diskutua hartimi i Profilit të Migracionit me përfshirje të të gjitha institucioneve përgjegjëse ne ketë proces.

Për bllokun e tretë që është Rendi dhe Siguria Publike u diskutua; Zbatimi i Ligjit për TQNJ, organizimi i fushatave sensibilizuese, adresimi i trafikimit të brendshëm, trajtimi i vazhdueshëm i viktimave të trafikuara, Funksionalizimi i mëtutjeshëm i mekanizmit koordinues ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të konfiskimit të pasurisë, Funksionalizimi i sistemit për mbrojtjen e dëshmitarëve, plotësimi me stafin e nevojshëm në Policinë e Kosovës, prokurimi i pajisjeve të duhura, dhe krijimi i hapësirave të veçanta për të dëshmuar dëshmitarët e mbrojtur në gjykata si dhe Përfundimi i procedurave përzgjedhëse të zyrtarëve policorë ndërlidhës dhe vendosja e tyre në vendet në të cilat janë paraparë të veprojnë.

Për bllokun e katërt që janë të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve; Adresimi i masave konkrete kundër  diskriminimit dhe monitorimi i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të popullit nga Institucionet e republikës së Kosovës, Adresimi i incidenteve me motive të mundshme etnike, përfshire harmonizimin e statistikave, si dhe Funksionalizimi i plotë i të gjitha këshillave komunale për siguri në bashkësi.

Kurse për Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), Ministrja Çitaku i informoi të pranishmit mbi ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, gjegjësisht nisjen e negociatave me 28 tetor. Ndërsa, gjatë pjesës tjetër të takimit u diskutua progresi në adresimin e kritereve afat-mesme.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

12 Responses to " U mbajt takimi i radhës i komitetit drejtues për liberalizim të vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave-2/ […]

  2. Instaflirters thotë:

    Great site. Plenty of useful info here. I am sending it to a few pals ans also
    sharing in delicious. And obviously, thanks on your sweat!

  3. onlyflings.com thotë:

    Touche. Sound arguments. Keep up the amazing spirit.

  4. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 17381 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave-2/ […]

  5. As the admin of this website is working, no uncertainty very rapidly it
    will be renowned, due to its feature contents.

  6. It is truly a nice and helpful piece of information. I’m satisfied that you simply shared this useful info with us.

    Please stay us informed like this. Thank you for sharing.

  7. ukraina dejting thotë:

    Every weekend i used to visit this website, because i wish for enjoyment, as this this site conations really pleasant
    funny stuff too.

  8. For hottest information you have to go to see web and
    on the web I found this web page as a best site for latest updates.

  9. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave-2/ […]

  10. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave-2/ […]

  11. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave-2/ […]

  12. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave-2/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *