Prishtinë, 28 tetor 2013 – Sot u mbajt takimi i parë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Nga ana e Qeverisë së Kosovës negociatat i kryesoj Minsitrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku, ndërsa nga ana e Komisonit Evropian, z. Joost Korte.
Në fjalën hyrëse të takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, tha: ”Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian e bën ditën e sotme, me plot kuptimin e fjalës – historike. Them se është një ditë historike sepse sot po hapet një kapitull i ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po fillon një proces i ri i pakthyeshëm që ndodh një herë në hitorinë e Kosovës. Sot po fillojmë një proces që shpie drejt anëtarësimit në BE. Ky moment përputhet plotësisht me vizionin strategjik të shtetit tonë për të qenë anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndërsa bashkimi Evropian sot po përmbushë premtimin e bërë ndaj Kosovës duke ofruar një perspektivë të qartë të anëtarësimit dhe kështu, po vendos shtetin e Kosovës në nivel të barabartë me të gjitha vendet e rajonit. Shpreh konsideratat më të larta për të gjitha kryeqytetet e shteteve anëtare të BE-së, të cilat i kanë dhënë mbështetje për këtë hap të rëndësishme të marrëdhëniëve të BE-së dhe shtetit të Kosovës.”
Nga ana e e tijë Z. Joost Korte tha se: ”Sot kemi filluar negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi me Kosovën. Dita e sotme është njohje e progresit që ka ndodhur në Kosovë, në vitet dhe muajt e fundit. Hapja e negociatave shënon fazën e re në marrëdhëniet tona. Sot ne i kemi prezantuar Kosovës oferten tone për titujt e parë të MSA-së, ne kemi filluar me çështjet më komplekse, gjegjsisht titujët IV, V, dhe VI që mbulojnë tregtinë dhe përafrimin e legjislacionit. Tani, ekipi negociator i Kosovës duhet të na ofron mendimin e vet për ofertën tonë dhe pastaj ti negociojm dhe ti dakordojm të gjitha detajet e marëveshjes. MSA do të jetë një marrëveshje thelbësore në mes të Kosovës dhe BE-së dhe si e tillë do të rregullojë aspekte të rëndësishme të marrëdhënieve tona, siç janë: dialogu politik, drejtësia dhe punët e brendshme, çështjet e tregtisë, bujqësisë, zhvillimit social dhe ekonomik, mjedisit, etj. Më duhet të them që Bashkimi Evropian është shumë ambicioz dhe sot ne kemi rënë dakord për një kalendar intenziv të negociatave për bisedimet zyrtare dhe teknike. Presim që negociatat të përfundojnë deri në fund të pranveres së vitit të ardhshëm dhe pastaj teksti i dakorduar të fillon procesin e miratimit në kuadër të institucioneve të Bashkimit Evropian.”
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku pas përfundimit të takimit të parë të negociimit të MSA-së, mbajti konferencën për media. Gjatë conferences për media, Ministrja Çitaku tha: ”Sot kemi mbajtur takimin e parë negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi. Dëshiroj të falenderoj bashkëbiseduesin, homologun tim nga ana e Komisionit Evropian, kryenegociatorin Joost Korte për takimin e sukseshëm dhe diskutimin e frytshëm që zhvilluam sot. Rëndësia e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi qëndron në faktin që MSA-ja do të jetë bazament i marrëdhenieve tona politike, ekonomike dhe ligjore deri në aktin final të antarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Është inkurajuese që para nesh kemi një marrëveshje që do të përfshij të gjitha elementet tradicionale të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi. Sot kemi hapur negociatat për titujët IV, V dhe VI, ndërsa me 27 nëntor do të hapim negociatat në të gjithë titujë të mbetur të MSA-së. Ministria e Integrimit Evropian tanimë ka filluar analizen e ofertës së Bashkimit Evropian dhe që nesër do të mbahet takimi i parë i brendshëm koordinues me të gjitha institucionet përgjegjëse. Kjo do të ofron bazë për mbajtjen e takimeve të grupeve negociatore me Bashkimin Evropian nga dhjetori i këtij viti.“
Informatat e përgjithshme:
Në muajin dhjetor te vitit të kaluar, Këshilli Evropian ka konfirmuar progresin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo mundësi është kushtëzuar me obligimin e Kosovës që të përmbush kriteret afatshkurta të përshkruara në Studimin e Fizibilitetit.
Në muajin prill të këtij viti, Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administrates publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë. Në qershor, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Evropian vlerësoj arritjet dhe konfirmoj nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi.
Negociimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi është hapi i parë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Last modified: 15 Gusht, 2022