Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt takimi i radhës i Komisionit Ekzekutiv për Integrim Evropian në fushën e “Inovacionit dhe Kohezionit Social”.

4 Shkurt, 2014

Prishtinë, 04 shkurt 2014 – Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) me datë 4 shkurt 2014, u mbajt takimi i radhës i Komisionit Ekzekutiv për Integrim Evropian në fushën e “Inovacionit dhe Kohezionit Social”.

Qëllimi i takimit ishte për të prezantuar dhe diskutuar për ecurinë e përmbushjes së masave dhe veprimeve të Planit të Veprimit për MSA (PVMSA) për sektorët e politikave sociale dhe punësimit, arsimit, shoqërisë informative dhe komunikimeve elektronike në tremujorin e fundit të 2013

Ne kuadër të monitorimit dhe raportimit të rregullt në baza periodike, Përfaqësuesit e ministrisë se Integrimit Evropian prezantuan rreth përmbushjes së prioriteteve dhe veprimeve të PVMSA për fushat e politikave sociale dhe punësimit, shëndetit publik, arsimit dhe hulumtimit, shoqërisë informative dhe telekomunikacionit.

Ndërsa, përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve tjera diskutuan për sfidat dhe ecurinë e përmbushjes se veprimeve dhe masave të parapara me PVMSA.

Marrë parasysh që realizimi i masave të parapara me PVMSA ka efekt pozitiv në adresimin e sfidave në procesin e integrimit, pjesëmarrësit u dakorduan që të vazhdojnë me  përmbushjen e veprimeve dhe masave të parapara me plan dhe të rrisin efektivitetin e monitorimit dhe raportimit në periudhat e ardhshme raportuese.

Informatë e përgjithshme:

Komisionet Ekzekutive janë trupa ndërqeveritarë që shërbejnë si forumet e ekspertëve për të siguruar koordinim ndërinstitucional në kuadër të reformave të parapara me agjendën evropiane.

Janë gjithsejtë shtatë Komisione Ekzekutive:

– Drejtësia, Liria dhe Siguria;
– Inovacioni dhe Kohezioni Social;
– Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi;
– Tregu i brendshëm, Konkurrenca, Mbrojta e Konsumatorit dhe Shëndetit;
– Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit;
– Transporti, Mjedisi, Zhvillimi Rajonal;
– Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

Komisionet Ekzekutive për punën e tyre raportojnë Komiteti Punues për Integrim Evropian.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

6 Responses to " U mbajt takimi i radhës i Komisionit Ekzekutiv për Integrim Evropian në fushën e “Inovacionit dhe Kohezionit Social”. "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-e-inovacionit-dhe-kohezionit-social/ […]

  2. kojic acid soap thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-e-inovacionit-dhe-kohezionit-social/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-e-inovacionit-dhe-kohezionit-social/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-e-inovacionit-dhe-kohezionit-social/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-e-inovacionit-dhe-kohezionit-social/ […]

  6. Microgaming thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 62677 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komisionit-ekzekutiv-per-integrim-evropian-ne-fushen-e-inovacionit-dhe-kohezionit-social/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *