Integrimi Evropian

U mbajt takimi i Forumit të Nivelit të Lartë

6 Mars, 2015

Prishtinë, 6 mars 2015 – Sot, u mbajt takimi i Forumit të Nivelit të Lartë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqesueseve të donatorëve në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua programi i Qeverisë dhe aktivitetet e planifikuara të donatorëve me qëllim të mbështetjes së zbatimit të programit të Qeverisë.

Ministri Çollaku gjatë takimit prezantoi aktivitetet e Ministrisë së Integrimit Evropian, në kuadër të intensifikimit të koordinimit të donatorëve gjatë vitit 2015.

Z. Žbogar gjatë fjalës së tijë nënvizoi që asistenca e BE-së do të mbështetë Programin e Qeverisë dhe në këtë drejtim BE do të mbështetë Kosovën për periudhën 2014-2020, në vlerë prej 645 milion EURO.

Përfaqësuesja e SHBA-ve nënvizoi përkrahjen e SHBA-ve për projektet kyçe të Kosovës, siç janë Projekti i Brezovicës, mbështetja e mëtutjeshme në sektorin e energjisë, etj.
 

Last modified: 12 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *