Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U mbajt në Prishtinë takimi i pestë plenar i Dialogut për Stabilizim-Asociim

8 Korrik, 2015

Prishtinë, 8 korrik 2015 – Pasnjëcikli të plotë të takimeve sektoriale të Dialogut për Procesin e Stabilizim-Asociimit, të mërkurën, më 8 korrik 2015 përfaqësuesit e Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian mbajtën takimin plenar për të diskutuar situatën aktuale të prioriteteve kryesore në kuadër të agjendës së reformës evropiane të Kosovës.

Ky takim nënvizoi rëndësinë që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen si dhe zvogëlimin e papunësisë.

Takimi i sotëm është pjesë e përgatitjeve të Komisionit Evropian për raportin e vitit 2015 mbi progresin e Kosovës në paraqitjen e rezultateve në kuadër tëagjendës së tyre për reformim evropian. Ky takim është fokusuar kryesisht në përgatitjet e Kosovës për hyrjen të fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, që pritet vitin e ardhshëm. Është qenësore që institucionet rregullative dhe mbikëqyrëse të Kosovës të kenë stafin e duhur, të jenë të pajisura dhe funksionale para kësaj kohe. Është po aq e rëndësishme që gjyqësori i Kosovës të ketë kapacitetin dhe resurset për të marrë përgjegjësi shtesë deri në fund tëmandatit aktual të EULEX-it, qershor 2016. Kosova duhet të vazhdojë po ashtu me hapat e saj të parë premtues drejt reformimit gjithëpërfshirës tëadministratës publike. Zhvillimi ekonomik është një prioritet kryesor për Kosovën; rritja e qëndrueshme ekonomikeështë mënyra e vetme që Kosova mund t’u sigurojëqytetarëve të saj që të kenë një perspektivë të mirë për vete dhe për gjeneratat e ardhshme.

Komisioni theksoi që takimi i sotëm nuk duhet të mbetet aty dhe se nuk duhet të shihet veçmas prej raporteve të përgjithshme të Kosovës me Bashkimin Evropian. Ai ritheksoi se është e rëndësishme që Kosova të themelojë Dhomat e Specializuara sipas zotimeve të saj ndërkombëtare; këto Dhoma janë qenësore për pozicionin e Kosovës para komunitetit ndërkombëtar. Komisioni po ashtu ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me angazhimin konstruktiv në dialogun e saj me Beogradin. Nga ky dialog përfitojnë Kosova dhe qytetarët e saj dhe si i tillë duhet të mbështetet nga të gjithë në Kosovë.

Takimi u hap nga Kryeministri, Isa Mustafa dhe Drejtori për Ballkan Perëndimor  në Drejtoratin e PërgjithshëmNEAR të Komisionit Evropian, Jean Eric Paquet.

Drejtori i DP NEAR, Jean-Eric Paquet tha:

\”Ky është një vit i rëndësishëm për marrëdhëniet BE-Kosovë. Ne po finalizojmë diskutimet tona me shtete anëtare për Marrëveshjen e Kosovës për Stabilizim Asociim me BE-në. MSA është një hap historik dhe ajo nis një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë. Është qenësore që Kosova të jetë e gatshme kur kjo marrëveshje hyn në fuqi vitin e ardhshëm. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të lëvizin tutje lidhur me Dhomat e Specializuara dhe të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogunme Serbinë, dhe të vazhdojnë me reformim në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, zhvillim ekonomik dhe qeverisje dhe luftimin e papunësisë në Kosovë.\”

Kryeministri Isa Mustafa tha:

“Unë besoj fuqishëm se Marrëveshja për Stabilizim Asociim do të shërbejë si gurthemel për procesin e integrimit të Kosovës dhe është një mundësi për zhvillimin ekonomik. Kjo marrëveshje është e rëndësishme meqë ajo kontribuon në fuqizimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, kontribuon në stabilitetin politik dhe ekonomik, zhvillimin e raporteve të afërta politike midis Kosovës dhe institucioneve të BE-së si dhe me shtetet anëtarë të BE-së individualisht, nxitjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë si dhe harmonizimin e legjislacionit me Acquis dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal. Të gjitha këto dimensione janë qenësore për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës.”

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku tha:

“Sot po përmbyllim një raund të suksesshëm tëDialogut të 7 takimeve sektoriale të cilat Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian i ka mbajtur në pjesën e parë të këtij viti. Takimi i sotëm është një mundësi e shkëlqyeshme përtë diskutuar progresin e arritur gjatë vitit të kaluar nga pikëpamja e agjendës evropiane. Diskutimi i sotëm është fokusuar në funksionimin e institucioneve të pavarura, luftën kundër krimit të organizuar, progresin në reformën e gjyqësorit si dhe çështjet qëndikojnë në jetë e përditshme të qytetarëve, si energjia dhe mjedisi. Të arriturat e prezantuara sot në këtë takim konfirmojnë se viti 2015 është një vit i konsolidimit të progresit në agjendën tonëevropiane, e cila besoj se do të vazhdojë me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe finalizimin e dialogut për liberalizimin e vizave.\”

Informata mbi historikun
• Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna direkte për raportin vjetor të progresit të Komisionit Evropian.
• Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë, veçanërisht për sa i përket prioriteteve të përcaktuara në Partneritetin Evropian, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.
• Shtatë fusha mbulohen në këto takime sektoriale, dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë: Drejtësi, Liri dhe Siguri; Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë; Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim; Treg të Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit; Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri të Ushqimit; Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal; Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë.
• Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare, mbi të cilat veprime dakordohen bashkërisht. Konkluzionet nga këto takime mund t’i gjeni në  uebfaqen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Last modified: 11 Gusht, 2022

3 Responses to " U mbajt në Prishtinë takimi i pestë plenar i Dialogut për Stabilizim-Asociim "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 25334 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-ne-prishtine-takimi-i-peste-plenar-i-dialogut-per-stabilizim-asociim/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-ne-prishtine-takimi-i-peste-plenar-i-dialogut-per-stabilizim-asociim/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-ne-prishtine-takimi-i-peste-plenar-i-dialogut-per-stabilizim-asociim/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *