Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Takim dhe konferencë e përbashkët mes ministrit Çollaku dhe ministrit të Jashtëm të Letonisë Edgars Rinkevics

23 Prill, 2015

Prishtinë, 23 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, z. Edgars Rinkevics, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit pozitive të Kosovës në kontekstin e agjendës evropiane, për çka kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për media. Letonia është kryesuesja aktuale e Presidencës së BE-së.

Ministri Çollaku si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi që ishte pjesë e takimit, kanë falënderuar ministrin letonez për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij po i ofron Kosovës, e në veçanti për përkrahjen në procesin integrues.

Sa i përket procesit të integrimit evropian, z. Çollaku ka potencuar se Kosova ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm dhe se tani është në prag të dy momenteve kyçe të cilat do ta çimentojnë rrugën e Kosovës drejt BE-së.  “Procesi i parë ndërlidhet me nënshkrimin e MSA-së që ne presim të ndodh sa më shpejtë dhe dëshira jonë është që një gjë e tillë të ndodh gjatë presidencës së Letonisë në BE. Nënshkrimi i saj do të jetë një moment i veçantë për Kosovën sepse formalisht, Kosova futet në rrugën e saj pa kthim drejt integrimit në BE”, ka plotësuar z. Çollaku.

 

Kurse procesi i dytë ka thënë se është ai i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e informuar ministrin letonez për punën e madhe që është bërë në drejtim të përmbushjes së kritereve të parapara me udhërrëfyes si dhe për punët që kanë mbetur të realizohen gjatë javëve në vijim përkitazi me këtë proces.

Më tej kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin bilateral mes të dyja shteteve si dhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, z. Edgars Rinkevics, ka thënë se është i mahnitur me progresin e bërë drejt zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe me punën e madhe që po bënë Qeveria e Kosovës për të gjitha proceset që ka para vetes.

Po ashtu ka shprehur gatishmërinë e Letonisë që ta mbështes Kosovën në çfarëdo forme e sidomos në perspektivën ndërkombëtare dhe të BE-së.

“Shpresojmë se ky vit do të jetë një vit i rëndësishëm sa i përket nënshkrimit të MSA-së dhe liberalizimit të vizave”, ka plotësuar ai.

Më pas ka përmendur se në maj të këtij viti, Kosova do të marr pjesë për herë të parë në grupet punues të BE-së ku marrin pjesë edhe vendet tjera kandidate të BE-së dhe trajtojnë çështje të integrimit evropian.

Diskutime ka pasur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, për çka z. Rinkevics është shprehur i kënaqur se ka pasur rezultate nga ky proces.

“Sa i përket marrëdhënieve bilaterale mes shteteve tona, ne gëzojmë një dialog shumë të mirë politik dhe duhet të punojmë në drejtim të bashkëpunimit  ekonomik dhe gjithashtu kemi edhe raporte të veçanta sa i përket bashkëpunimit  në fushën e biznesit”, ka shtuar më tej ai.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

4 Responses to " Takim dhe konferencë e përbashkët mes ministrit Çollaku dhe ministrit të Jashtëm të Letonisë Edgars Rinkevics "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 8154 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takim-dhe-konference-e-perbashket-mes-ministrit-collaku-dhe-ministrit-te-jashtem-te-letonise-edgars-rinkevics/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takim-dhe-konference-e-perbashket-mes-ministrit-collaku-dhe-ministrit-te-jashtem-te-letonise-edgars-rinkevics/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takim-dhe-konference-e-perbashket-mes-ministrit-collaku-dhe-ministrit-te-jashtem-te-letonise-edgars-rinkevics/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/takim-dhe-konference-e-perbashket-mes-ministrit-collaku-dhe-ministrit-te-jashtem-te-letonise-edgars-rinkevics/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *