Prishtinë, 29 prill 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka marr pjesë sot në takimin e shtatë ndërparlamentar mes Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës. Në këtë takim ku nga ana e Parlamentit Evropian merr pjesë Delegacioni i eurodeputetëve për Kosovë dhe për Bosnje dhe Hercegovinë i udhëhequr nga z. Tonino Picula, Ministri ka prezantuar progresin që ka shënuar Kosova në përmbushjen e agjendës evropiane të vendit.
Pasi ka falënderuar eurodeputetët e Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që po i ofrojnë Kosovës sidomos në përmbushjen e reformave për integrim në BE, ministri Çollaku, i ka njoftuar me hapat që po ndërmerr Kosova përkitazi me këto reforma.
Në kuadër të integrimit evropian, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka përcaktuar dy prioritete kryesore për këtë vit që lidhen me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe përmbylljen e dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Sa i përket MSA-së, kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe për ne për shkak se marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së i fuqizon edhe më tepër. Ne po presim që nënshkrimi i kësaj marrëveshje të ndodh këtë vit dhe të fillojmë më pas me zbatim të saj”, ka thënë z. Çollaku.
Ndërsa prioriteti tjetër shtoi se, ka të bëjë me liberalizimin e vizave, proces ky për të cilin Kosova është angazhuar dhe ka punuar që nga viti 2009.
“Qeveria ka përshpejtuar zbatimin e kritereve të parapara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave, dhe deri në qershor të këtij viti ne do të zbatojmë të gjitha kriteret e kërkuara për ta dërguar më pas raportin përfundimtar në Komision Evropian. Ne presim që ky proces të përfundoj brenda 2015-ës”, ka plotësuar Ministri.
Edhe gjatë këtij takimi, ministri i Integrimit Evropian, ka përsëritur faktin se Komision Evropian ka qenë më strikt me Kosovën duke i dyfishuar kriteret në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sa i përket liberalizimit të vizave, gjë të cilën Kosova e ka respektuar dhe ka punuar me përkushtim në drejtim të përmbushjes së tyre.
Në takimin e shtatë ndërparlamentar në mes të PE-së dhe Kuvendit të Kosovës, mori pjesë një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i udhëhequr nga kryeparlamentari z. Kadri Veseli.
Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian si dhe të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 31667 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 14820 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 80535 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 21234 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-progresin-e-kosoves-drejt-agjendes-evropiane-ne-takimin-nderparlamentar-te-kosoves-dhe-parlamentit-evropian-ne-strasburg/ […]