Prishtinë, 2 qershor 2015 – Sot u shënua dekada e parë e ndarjes së bursave Master, Skema e Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme).
Qysh nga viti 2004, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Komisionin Evropian, është duke ofruar bursat për studime Master në Universitete prestigjioze Evropiane prej të cilave kanë përfituar dhjetëra studentë kosovarë.
Bursa e Profesionistëve të Rinj është një nga bursat më prestigjioze në Kosovë, sepse jo vetëm që ofron bursa për studime, por njëkohësisht ofron edhe mundësinë e pjesëmarrjes në institucionet publike të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i bursave është krijimi i një administrate publike efektive, efikase dhe transparente, përmes ndërtimit të kapaciteteve të shërbimit civil në fushat më të rëndësishme të administratës publike.
Rëndësia e Programit të Profesionistëve të Rinj bazohet në dy fakte: konsolidimi dhe fuqizimi i administratës publike është një nga parakushtet më të rëndësishme të procesit të integrimit Evropian; dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore është parakusht themelor për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.
Deri më tani studimet kanë përfunduar 246 studentë. Para disa vitesh ata ishin studentë në shkollat prestigjioze Evropiane, ndërsa sot ata janë bartës të procesit të integrimit Evropian të Kosovës.
Gjatë vitit të ardhshëm, Ministria e Integrimit Evropian dhe Komisioni Evropian do të shpallin raundi e ri të bursave për studimet Master.
Last modified: 11 Gusht, 2022