Integrimi Evropian

Kosova dhe BE-ja diskutojnë për transport, mjedis, energji, klimë dhe zhvillim rajonal

28 Maj, 2015

Prishtinë 27-28 maj. 2015 – Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian (KE)mbajtën takimin e tyre vjetorpër të diskutuar për transport, energji, klimë dhe zhvillim rajonal më 27-28 maj 2015 nëPrishtinë. Këto diskutime zënë vend në kuadër të kornizës së Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA).Sa i përket mjedisit, Komisioni shprehu shqetësimin lidhur me progresin e pakët nëkëte fushë qëështë aq e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë e jetesës së tyre.

 

Sfidat eidentifikuara përfshijnë financimin e pamjaftueshëm për projekte të rëndësishme, mungesën e stafit teknik në nivel qendror dhe lokal, dhe mungesën e vetëdijesimit publik. Kjo ka ndikim negativ në implementimin e legjislacionit mjedisor.

Komisioni Evropian ka inkurajuar Kosovën që të bëjë më shumë përpjekje në vënien e sektorit mjedisor një prioritet me stimulime të mjaftueshme ekonomike. Lidhur me klimën, Kosova duhet tashmë të nisë implementimin e legjislacionit të BE-së për të kufizuar ndryshimin klimatik dhe për të zbutur pasojat e tij. Kosova nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë sasinë e gazit serë që ajo prodhon dhe nevojat për vendosjen e një mekanizmi të duhur të monitorimit.

Komisioni dhe Kosova kanë diskutuar gjithashtu për zhvillimet e fundit legjislative dhe të politikave në fushën e transportit. Komisioni ka nënvizuar nevojën për të vazhduar me zhvillimin e projekteve që ndihmojnë krijimin e rrjetit thelbësor për Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët u pajtuan për nevojën për të vazhduar me reformim, përfshirë këtu fuqizimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të institucioneve rregullative dhe përmirësimin e sigurisë rrugore. Komisioni ka nxitur Kosovën që të implementojë ligjin për shërbimet e navigacionit ajror.

Sa i përket energjisë, Komisioni ka theksuar nevojën për një strategji të re të energjisë, e cila duhet të përcaktojë qartë prioritetet e Kosovës në këtë sektor, përfshirë edheplanet për plotësimin e zotimeve ndërkombëtare, si dekomisionimin e TC Kosova A, rinovimin e TC Kosova B dhe implementimin e pakos së 3tëtë energjisë. Komisioni ka theksuar progresin e arritur në planin e Kosovës për të ndërtuar një termocentral të ri me djegie linjiti, mirëpo ka shprehur shqetësimin e tij se afati i fundit për mbylljen e TC Kosova A(fundi i vitit 2017)rrezikon të mos përmbushet.

Në fushën e zhvillimit rajonal janë identifikuar zhvillimet e arritura dhe veprimet shoqëruese.

Informata mbi historikun

Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA) është një kornizë në kuadër të së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell reformat në Kosovë,dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare, mbi të cilat veprime dakordohen bashkërisht.
Në këto takime sektoriale mbulohen shtatë fusha dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që e ka BE-ja me kandidatët e tjerë dhe me kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë:
– Drejtësi, Liri dhe Siguri
– Inovacion, Shoqëri Informative, Politikë Sociale, Arsim dhe Kulturë
– Tregti, Industri, Dogana dhe Tatim
– Treg i Brendshëm, Konkurrencë, Mbrojtje të Konsumatorëve dhe të Shëndetit
– Bujqësi, Peshkatari, Pylltari, Siguri e Ushqimit
– Transport, Mjedis, Energji, Zhvillim Rajonal
– Çështje Ekonomike dhe Financiare, Statistikë
Periudha në mes të këtyre takimeve mundëson implementimin e rekomandimeve dhe veprimeve përcjellëse mbi të cilat është dakorduar. Takimi plenar, ku do të diskutohen prioritetet e reformave, pritet të mbahet në korrik 2015.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *