Divizioni për Ekonomi, Zhvillim Rajonal dhe Statistika
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ekonomi, Zhvillim Rajonal dhe Statistika janë:
1.1. Koordinimi i procesit të stabilizim-asociimit, në kuadër të kapitujve negociues 4, 17, 18, 22, 32, 33 dhe kritereve ekonomike të Kopenhagës;
1.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 4, 17, 18, 22, 32, 33 dhe kritereve ekonomike të Kopenhagës;
1.3. Koordinimi i përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 4, 17, 18, 22, 32, 33 dhe kritereve ekonomike të Kopenhagës;
1.4. Koordinimi i raportimit të rregullt te Komisioni Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 4, 17, 18, 32, 33 dhe kritereve ekonomike të Kopenhagës;
1.5. Ofrimi i mbështetjes për avancimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis), në kuadër të kapitujve negociues 4, 17, 18, 22, 32, 33 dhe kritereve ekonomike të Kopenhagës;
1.6. Ofrimi i mbështetjes në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis, në kuadër të kapitujve negociues 4, 17, 18, 22, 32, 33 dhe kritereve ekonomike të Kopenhagës.
- Udhëheqësi i Divizionit për Ekonomi, Zhvillim Rajonal dhe Statistika raporton te Drejtori i Zyrës.
- Numri i të punësuarve brenda Divizionit për Ekonomi, Zhvillim Rajonal dhe Statistika është tre (3).