Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Qendrat e kompetencës, storie suksesi dhe potencial i përfitimit nga MSA

14 Mars, 2017

Prishtinë, 14 mars 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj vizitoi Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, ku theksoi rolin dhe rëndësinë e qendrave të kompetencës për të rinjtë Kosovar.

Ministrja Ahmetaj, theksoi se këto qendra do të mundësojnë që të rinjtë tanë të aftësohen dhe specializohen në profesione të ndryshme dhe do të kenë mundësinë e punësimit në Kosovë, njëherit të jenë konkurrent të barabartë me qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, ministrja Ahmetaj potencoi që aftësimi dhe arsimi i rinisë tonë përmes qendrave si kjo do t’i mundësojë Kosovës shfrytëzimin e përfitimeve që ofron MSA, duke integruar dhe bërë konkurrues tregun e punës së Republikës së Kosovës, si dhe krijimin e standardeve dhe cilësisë me atë të BE-së.

Gjatë vizitës, ministrja Ahmetaj përcolli nga afër punën dhe aktivitetet e specializuara të studentëve në kuadër të qendrës si, Audiometristët, Asistentët e Kujdesit Social dhe Shëndetësor, Teknikët Dentar, Asistentët e Fizioterapisë dhe profile tjera specifike të kësaj qendre, ku vuri në pah se këto institucione të arsimit dhe aftësimit profesional qëllim të tyre kanë ofrimin e programeve arsimore dhe aftësim profesional për të përgatitur kuadro profesional konform kërkesave të tregut të punës.

Çdo qendër e kompetencës ofron aftësimin në profile të ndryshme profesionale brenda një fushe të aktivitetit të përcaktuar. Shteti i Luksemburgut ndërtoi 2 qendra të kompetencës, atë në Ferizaj me profile te mjekësisë, dhe në Prizren me profile të ekonomisë, tregtisë, udhëtimit dhe turizmit. Investimi i Luksemburgut për këto dy qendra është 10 milion euro, me ç’rast ministrja Ahmetaj falënderoi shefen e zyrës, Anne Doster dhe shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunim e deritanishëm edhe në sfera të tjera.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

5 Responses to " Qendrat e kompetencës, storie suksesi dhe potencial i përfitimit nga MSA "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qendrat-e-kompetences-storie-suksesi-dhe-potencial-i-perfitimit-nga-msa/ […]

  2. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qendrat-e-kompetences-storie-suksesi-dhe-potencial-i-perfitimit-nga-msa/ […]

  3. Freda Demarini thotë:

    Hello, i think that i saw you visited my web site so i came to ?return the desire?.I am trying to in finding things to improve my site!I assume its adequate to make use of a few of your concepts!!

  4. kinetisch zand thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qendrat-e-kompetences-storie-suksesi-dhe-potencial-i-perfitimit-nga-msa/ […]

  5. Look At This thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 6566 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qendrat-e-kompetences-storie-suksesi-dhe-potencial-i-perfitimit-nga-msa/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *