Integrimi Evropian

Takimi i parë i grupit të veçantë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Kosovës

21 Mars, 2017

Bruksel, 21 Mars 2017 – Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila hyri në fuqi në prill 2016. Në të gjitha fushat, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Komisioni Evropian dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Pjesëmarrësit shqyrtuan progresin e Kosovës në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara, ato të cilat dalin nga Dialogu i ashtuquajtur Teknik, si dhe Dialogu i Nivelit të Lartë. Rëndësi e veçantë i është dhënë zbatimit të marrëveshjeve të arritura në gusht 2015.

Në lidhje me Asociacionin/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, Kosova përsëriti angazhimin e saj për të zbatuar këtë marrëveshje. Veprimi i Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni Evropian theksoi rëndësinë që Kosova të fillojë punën për hartimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë pa vonesa të mëtejshme. Të dyja, Kosova, si dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni theksuan kënaqësinë e tyre me zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin në dhjetor të vitit 2016, e cila lejoi që Kosova të marrë kodin e vet të telefonisë dhe poashtu mundësoi regjistrimin dhe licensimin e një kompanie serbe të telekomunikacionit në Kosovë. Të dyja palët shqyrtuan përparimin në zbatimin e marrëveshjes mbi urën e Mitrovicës dhe shprehen pritshmëritë e tyre për punimet në urë, zonat e saj fqinje dhe përfundimin sa më shpejtë që është e mundur të rrugës “Mbreti Petar” për të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

Veprimi i Shërbimit i Jashtëm Evropian dhe Komisioni shprehën pritshmëritë e tyre për të pasur progres në zbatimin e marrëveshjes për Energjinë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Veprimi i Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni Evropian kanë përsëritur se përparimi në rrugën e Kosovës drejt BE-së është i lidhur ngushtë me përparimin në dialog. Ata i bënë thirrje Kosovës të mbetet e angazhuar në mënyrë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Kosova përsëriti angazhimin e vet të plotë në procesin e Dialogut dhe të ardhmen e saj evropiane.

Informata mbi historikun
• Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të Komisionit Evropian.
• Grupi i veçantë mbi normalizimin monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e angazhimit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.
• Janë shtatë fusha në kuadër të MSA të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
• Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
• Takimet e Komitetit të SA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për tu ndërmarrë nga autoritetet kosovare. Përfundimet e takimeve mund t’i gjeni në faqën në internet të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *