Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Prezantim rreth Liberalizimit të Vizave i Ministres Vlora Çitaku në Qendren për Politika Europiane në Bruksel

16 Janar, 2014

Bruksel, 16 janar. 2014 – Gjatë vizitës së saj në Bruksel sot Ministrja Ҫitaku pat një prezantim publik në Qendren per Politika Europiane (European Policy Centre – EPC) ku foli mbi të arriturat dhe sfidat në procesin e liberalizimit të vizave para një publiku të përfaqësuesve të institucioneve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së, gazetarëve dhe shoqërisë Civile.

Në prezantimin e saj të titulluar: “Përafrimi i Kosovës me BE-në: hapat e ardhshëm drejt liberalizimit të vizave” foli edhe për agjendën evropiane të vendit, kontekstin në të cilën janë bërë zhvillmet e fundit në integrimin evropian, përfshirë zhvillimet politike në vend dhe  marrëdhëniet rajonale. Fokusi i prezantimit Ministres Çitaku ishte mbi rëndësinë e liberalizimit vizave për qytetarët e Kosovës në një kohë sa më të shkurtër. Ministrja Çitaku foli për punën dhe rezultatet e shumta të arritura nga gjitha institucionet e përfshira në adresimin e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave për Kosovës duke përshkruar arrritjet në secilin nga blloqet që përfshijnë procesin e riatdhesimin, riintegrimin e personave të riatdhesuar, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe cështje të azilit, si dhe të drejtat themelore të ndërlidhura me lirinë e lëvizjes.

Ministrja Çitaku foli për rëndësinë e përshpejtimit të dinamikës nga ana e Komisionit Evropian. Ajo tha që “presim nga ana e BE-së të jetë e thuktë në vlerësime, por të sigurohet që të ketë trajtim fer për Kosovën. Ngritja e volumit të shkëmbimeve do të jetë me përfitim për procesin e reformave evropiane. Ne kemi përmbushur shumë nga kërkesat e këtij procesi, dhe për këtë presim misionet vlerësiuese nga ana e Komisionit Evropian në mënyrë që të përmbyllet i gjithë procesi sa më shpejt”.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

4 Responses to " Prezantim rreth Liberalizimit të Vizave i Ministres Vlora Çitaku në Qendren për Politika Europiane në Bruksel "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantim-rreth-liberalizimit-te-vizave-i-ministres-vlora-citaku-ne-qendren-per-politika-europiane-ne-bruksel/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantim-rreth-liberalizimit-te-vizave-i-ministres-vlora-citaku-ne-qendren-per-politika-europiane-ne-bruksel/ […]

  3. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantim-rreth-liberalizimit-te-vizave-i-ministres-vlora-citaku-ne-qendren-per-politika-europiane-ne-bruksel/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you can find 590 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/prezantim-rreth-liberalizimit-te-vizave-i-ministres-vlora-citaku-ne-qendren-per-politika-europiane-ne-bruksel/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *