Prishtinë, 14 janar 2014 – Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit Ekzekutiv “Infrastruktura” , që mbulon sektorët e Transportit, Mjedisit, Energjisë dhe Zhvillimit Rajonal. Takimi është kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Infrastrukturës z. Besnik Hajdari si dhe bashkëkryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Integrimit Evropian z. Demush Shasha. Në këtë takim, përveç institucioneve vendore, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i të gjeturave në Raportin e Progresit 2013 si dhe veprime e ndërmarra nga Ministritë e Linjave në drejtim të implementimit të sfidave që derivojn nga Raporti i Progresit. Në këtë kontekst, është vlerësuar progresi në sektorin e energjisë sa i përket përafrimit te legjislacionit primar dhe sekondar me acquis-in e BE-së. Veçanërisht notë pozitive ka marr zbatimi i mëtejme i akteve ligjore në fushën e energjisë elektrike, naftës, sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes nga rrezatimi.. Po ashtu, është kërkuar që ti kushtohet theks i veçantë sigurisë se furnizimit me energji elektrike si dhe procesit për dekomisionin e Kosovës A. Gjithashtu, në sektorin e transporti është vlerësuar pozitivisht përafrimi i legjislacionit me acquis-in e BE-se. Megjithatë, është kërkuar që të ndërmerren hapa të përshpejtuar që Ligji mbi Agjensionin për Shërbimet e Navigacionit Ajror të kaloj në një afat sa me te shpejt kohor si dhe miratimit të strategjisë sektoriale. Nder të tjera, është kërkuar që të shtohen përpjekjet e institucioneve përgjegjëse në drejtim të përmirësimit të sigurisë rrugore, fuqizimit të rregullatorëve si dhe vëmendje e veçantë sa i përket shtimit të investimeve në sektorin e hekurudhave. Sa i përket mjedisit, është vlerësuar se zhvillimet legjislative në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike kane qene pozitive, por ende mbeten të kufizuara në raport me kërkesat e acquis të BE-së. Është konkluduar se prioritet aktual mbetet avancimi dhe përafrimi i kornizës ligjore me acquis-in e BE-së si dhe miratimi i strategjive në sektorin e mjedisit. Nder te tjera është kërkuar qe të fuqizohen edhe me tej kapacitet administrative për të zbatuar legjislacionin si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Gjithashtu, ka qene vlerësim i përgjithshëm që të intensifikohen përpjekjet në kontekst të krijimit të një mekanizmi efikas financiar i cili do të siguronte investimet në projektet mjedisore. Sa i përket zhvillimit rajonal, është vlerësuar pozitivisht progresi ne këtë sektor duke përfshirë ndërlidhjen e prioriteteve ekonomike nder-komunale si dhe përmirësimin e bashkëpunimit në mes të nivelit komunal me nivelin qendror. Po ashtu, është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme vazhdimi i asistencës se BE-së në drejtim te zhvillimit ekonomik rajonal si dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
Last modified: 15 Gusht, 2022
https://rebrand.ly/70ac21 https://is.gd/h67KaV https://bit.ly/3Ld6ZQF https://tinyurl.com/yzdex8za https://is.gd/P7qT0L https://cutt.ly/THvcltN https://rebrand.ly/c4464b https://is.gd/zoAuGF https://is.gd/PcBHQZ http://roszczenia-ubezpieczeniowe.pl
https://tinyurl.com/yc3uha8c https://cutt.ly/iHvcUIZ https://is.gd/1mQ4ga https://is.gd/CcEK64 http://ubezpieczenia-trojmiasto.pl http://Ubezpieczenia-Warszawa.Com.pl/ https://tinyurl.com/mr2hkdkv https://tinyurl.com/39sa5jzs https://is.gd/P7qT0L https://bit.ly/39ptzbQ
https://tinyurl.com/cx4sxf3c Ubezpieczenianaraty.pl
tinyurl.com cutt.ly https://bit.ly https://bit.ly/39Rmlxh https://tinyurl.com/ ubezpieczeniatarnowskiegory.com.pl
bit.ly http://westaubezpieczenia.pl/ tinyurl.com e-ubezpieczenie24.pl https://rebrand.ly http://ubezpieczeniablonie.pl bit.ly cutt.ly