Finalizohet me sukses projekti “Mbështetje për Kontratën e Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike”, i financuar nga BE-ja me buxhet prej 2 milionë eurosh. Duke filluar ngamarsi i vitit 2020 dhe i udhëhequr nga një konsorcium i kryesuar nga EURECNA, projekti luajtirol kyç në përmirësimin e administratës publike të Kosovës, duke u fokusuar në llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin.
Arritjet kyçe përfshijnë:
Zbatimi i ligjeve dhe reforma legjislative
Arritja më e dallueshme e projektit ishte mbështetja që ofroi në zbatimin e legjislacionit krucialpër Reformën e Administratës Publike (RAP). Këtu përfshihej miratimi i Ligjit për ZyrtarëtPublikë, zhvillimi i Ligjit të ri për Pagat në Sektorin Publik, si dhe zbatimi i Ligjit përOrganizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura. Këtoreforma kanë hedhur themelet për një administratë publike më llogaridhënëse dhe më efikase sinë nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.
Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe ngritja e kapaciteteve
Projekti kontribuoi në forcimin e menaxhimit të burimeve njerëzore duke përmirësuar proceset e rekrutimit dhe duke zbatuar planifikim transparent të personelit dhe vlerësimin e performancësnë shërbimin civil. U futën në përdorim procedura të standardizuara të testimit dhe rekrutimit përtë garantuar drejtësi dhe transparencë dhe mbi 850 nëpunës civilë përfituan nga programet e trajnimit gjithëpërfshirës
Ofrimi i përmirësuar i shërbimeve dhe transformimi digjital
Projekti pati shumë sukses në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve duke harmonizuar gjithsej132 ligje të veçanta me Ligjin për Procedurat e Përgjithshme Administrative. Për këtë u krijuanjë zyrë ndihmë reaguese dhe u pilotua pika e vetme e kontaktit për komunikim efikas. U zhvillua një katalog gjithëpërfshirës i shërbimeve administrative, si dhe u përmirësua cilësi e shërbimit përmes programeve për trajnim të specializuar. U rrit niveli i Portalit Open Data, duke përmirësuar cilësinë e të dhënave dhe transparencën e qeverisjes.
Zhvillimi dhe promovimi i Kornizës Strategjike
Projekti kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e Strategjisë së re të RAP-it (2022-2027) dhe Planittë saj të Veprimit. Ai krijoi edhe një Plan Promovimi të RAP-it për rritjen e vetëdijesimit tëpublikut për rëndësinë e RAP-it, përmirësimin e përfshirjes sociale, si dhe për angazhimin e shoqërisë civile, bizneseve dhe botës akademike.
Ndikimi i qëndrueshëm dhe perspektivat e së ardhmes
Projekti ka rrënjosur profesionalizëm, transparencë dhe efikasitet në administratën publike tëKosovës. Duke i pajisur nëpunësit civilë me shkathtësi jetike, duke optimizuar ofrimin e shërbimeve, si dhe duke promovuar praktika inovative të qeverisjes, ai e ka vendosur Kosovënnë rrugën drejt rritjes së vazhdueshme.
Këto arritje ofrojnë themele solide për reformën e vazhdueshme administrative, duke përqafuarmodernizimin, integritetin dhe llogaridhënien në qeverisjen e Kosovës.
Last modified: 20 Shtator, 2023