Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Parlamenti Evropian miraton Rezolutë për procesin e integrimit evropian të Kosovës

4 Shkurt, 2016

Prishtinë, 4 shkurt 2016 – Në sesionin plenar në Stasburg, sot u miratua rezoluta e Parlamentit Evropian për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës me 403 vota për, 130 vota kundër dhe 104 abstenime.

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka mirëpritur miratimin e Rezolutës për Kosovën, e cila përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Çollaku falënderon PE-në, për vlerësimin pozitiv për progresin në zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, si dhe për thirrjet që të gjitha palët e përfshira të bëjnë veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave gjatë vitit 2016.

“Shpreh mirënjohjen time të lartë për Parlamentin Evropian i cili e ka shprehur qartë edhe një herë gatishmërinë e vet për të dhënë pëlqimin e vet, propozimit eventual nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, si dhe ka ftuar Komisionin Evropian që të bëjë një gjë të tillë sa më shpejtë. Për më tepër, e çmoj shumë rëndësinë që ky institucion i jep nevojës për intensifikimin e kontakteve ndër-njerëzore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të shteteve të BE-në”, vlerëson ministri Çollaku.

Parlamenti Evropian i ka dhënë vëmendje meritore nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së) si një hap i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës dhe mekanizëm i fuqishëm në zbatimin reformave.

Ndërsa, edhe kësaj radhe sipas ministrit Çollaku, përmes kësaj Rezolute është dhënë porosi e qartë për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke thënë se kjo do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe do të ngritë kredibilitetin e BE-së.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Parlamenti Evropian miraton Rezolutë për procesin e integrimit evropian të Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/parlamenti-evropian-miraton-rezolute-per-procesin-e-integrimit-evropian-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *