Integrimi Evropian

Organizohet punëtori për përfshirjen e shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë në kuadër të strukturave të MSA-së

11 Janar, 2016

Prishtinë, 11 Janar 2016. – Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Minisitria e Integrimit Evropian organizoi sot punëtorinë e parë për themelimin e mekanizmit konsultativ me Organizata të Shoqërisë Civile (O.SH.C.) dhe akterë tjerë në kuadër të strukturave të Stabilizim Asociimit, Kosovë – BE.

Me këtë rast u diskutuan parimet e përfshirjes së OShC dhe palëve të tjera të interesuara në kuadër të strukturave të Stabilizim Asociimit (SA), si dhe rreth aspekteve tjera strukturore dhe organizative të kësaj përfshirje. Njëkohësisht u u shtjelluan rekomadnimet dhe propozimet e përfaqësuesve të OShC lidhur me përfshirjen e tyre në kuadër te strukturave të SA. Sikurse edhe draft-udhëzimet për përfshirjen e OShC në kuadër të strukturave të SA.

Në fjalimin e saj hyrës, Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Znj. Anila Statovci-Demaj potencoi se me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në prill të vitit të kaluar, Kosova ka bërë hapa shumë të rëndësishëm në rrugën e saj evropiane. Kjo pasi që perspektiva jonë evropiane është bërë më e prekshme, duke avancuar nga një fazë e marrëdhënieve ekskluzivisht politike, në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian në kornizën e politikës së zgjerimit të BE-së. Si marrëveshja ndërkombëtare më gjithëpërfshirëse që ka lidhur Kosova, ajo ka vendosur kornizën e marrëdhënieve tona me shtetet anëtare të BE-në dhe institucionet e saj dhe përcakton mekanizmat e afatet zyrtare për reformat që në mënyrë progresive do ta përafrojnë Kosovën me standardet e BE-së.

Ndërsa, për mekanizmin konsultativ, Zëvendës Ministrja Demaj Statovci tha se: Ministria e Integrimit Evropian, si institucion koordinues i agjendës evropiane, në emër të Qeverisë, është duke punuar në dizajnimin  e një mekanizimi për të siguruar përfshirjen e shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesit në punën e këtyre strukturave, të cilat luajnë rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e të gjitha reformave për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së. Marrë parasysh se përgjegjësia për zbatimin e reformave bie mbi Qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore, ky mekanizëm do të shërbente kryesisht për të siguruar konsultime efektive dhe të vazhdueshme me të gjitha palët e interesuara gjatë planifikimit dhe zbatimit të reformave.

Për këtë punëtori ishte e ftuar në cilësinë e ekspertes, Znj. Tamara Obradovic-Mazal të jep një prezantim me përvojat e rajonit, konkretisht të Kroacisë dhe si do të ishte praktika më e mirë që Kosova të krijojë mekanizmat konsultativ me O.SH.C. të strukturave të Stabilizim Asociimit.

Ndërsa përfaqësuesit e OShC u ndanë të kënaqur me inicitativën dhe përkushtimin e Ministrisë së Integrimit Evropian për të vazhduar me përfshirjen e OShC në hartimin e praktikave dhe dokumenteve strategjike. Poashtu ata ndanë shqetësimet e tyre dhe rekomandimet se si do të ishte praktika më e mirë që ky mekanizëm të formohet dhe zbatueshmëria të jetë më e kompletuar. E perkrahin iniciativën e gjithëpërfshirjes në kohën kohën e duhur për të krijuar mekanizmat. Njëkohësisht, potencuan se besimi i krijuar nga MIE si një institucion kredibil të merret si pikë referuese edhe nga insititucionet tjera. Sikurse edhe duhet të vazhdohet me këtë ritëm në mënyrë që publiku i gjerë të vazhdojë të informohet saktë dhe me kohë dhe të qëndrojë besimi i krijuar për përfshirje në vendimmarrje tek shoqëria në Kosovë.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *