30. dhjetor 2015 – Prishtinë. Me rastin e fund vitit Zëvendësministri Ilazi ka mirëpritur një grup të anëtarëve të organizatës HANDIKOS-Ferizaj me të cilët së bashku kanë vizituar hapësirat e ndërtesës qeveritare dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu zëvendësministri Ilazi ka zhvilluar një tryezë diskutimi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Gatë këtij takimi zëvendësministri Ilazi tha se “raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën vë në pah nevojën e forcimit të mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar dhe ne jemi të bindur që projektligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03-L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara do jetë një hap përpara”. Ky raport sqaroi më tej zëvendësministri Ilazi thekson se të drejtat e personave me aftësi të kufizuar sfidohen nga mbështetja e pamjaftueshme institucionale dhe e shërbimeve shëndetësore, dhe qasjes së dobët
Përfaqësuesit e organizatës HANDIKOS-Ferizaj diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen duke kërkuar nevojën e rritjes së mbështetjes institucionale për projektet që kanë për qëllim mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara.
Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdoj të ofroj përkrahje për personat me aftësi të kufizuar, sidomos përmes rritjes së bashkëpunimit me organizatat të shoqërisë civile, si HANDIKOS, për të fuqizuar angazhimin e përbashkët në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuar.
Last modified: 11 Gusht, 2022