Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Nuk ka rrugë trup për në BE…, as për migruesit ilegalë

24 Dhjetor, 2014

Prishtinë, 24 dhjetor 2014 – Në një editorial për të përditshmen “Zëri”, Ministri Çollaku foli për migrimin jo të rregullt dhe liberalizimin e vizave.

Procesi i gjatë dhe kompleks i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) mbart me vete një mori problematikash. Njëra nga ato, që po më shoqëron që nga dita e parë e punës, është migrimi ilegal. Arsyet që nxisin qytetarët e vendit tonë (por edhe ata të shumë shteteve anë kënd botës) drejt një qëllimi të tillë janë të natyrave të ndryshme.

Në rastin e Kosovës, dy çështje të cilat mund të konsiderohen si kyçe të këtij problemi janë gjendja e rëndë socio-ekonomike dhe mungesa e liberalizimit të vizave. Përderisa adresimi i së parës do të marrë edhe shumë vite, kjo nuk duhet të ndodhë për çështjen e dytë.

Tani të ndalemi pak dhe ta analizojmë çështjen e dytë. Duke u ballafaquar me këtë problem kam vërejtur që është krijuar një narrativ i pranuar, por në thelb i gabuar, se migrimi ilegal po ndodh për shkak se ende nuk janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e ndryshme të BE-së.

Pjesa tjetër e këtij narrativi zakonisht vazhdon me pohimin se kur të liberalizohen vizat (në një mënyrë të pashpjegueshme) migrimi i ilegal nuk do të paraqet më problem. Një keqkuptim i tillë narrativ jo rrallë haset edhe në shkrimet dhe artikujt e ndryshme që publikohen për këtë problematikë. Prandaj, konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që fillimisht të pajtohemi se ky problem ekziston dhe së dyti duhet ta kuptojmë mirë atë, duke hedhur poshtë disa paragjykime ta gabuara.

Së pari, regjimi i vizave nuk është një nga faktorët që e shkaktojnë drejtpërdrejt migrimin e parregullt. Ndoshta, ky konfuzion i përhapur ushqehet me idenë e gabuar mbi atë se çfarë do të sjellë liberalizmi i vizave. Liberalizimi i vizave i ka limitet e veta.

Heqja e vizave do t’iu mundësojë qytetarëve, që i kanë kushtet e nevojshme, të udhëtojnë për vizita të shkurtra në vendet e BE-së qoftë për turizëm, vizita të familjarëve apo për takime në kontekstin profesional etj. Kjo në radhë të parë do t’i vë fund procedurave të gjata administrative për udhëtime të shkurtra qytetarëve që deri më tani kanë përmbushur kushtet dhe nuk kanë pasur ndonjë problem të marrin viza.

Edhe pas liberalizmit, do të ketë persona që nuk do të mundë të udhëtojnë në BE (ata që janë të përfshirë në çfarëdo veprimtarie të paligjshme), kështu çdo person i dyshuar mund të ndalet qoftë nga policia kufitare e jonë apo e një shteti anëtar i BE-së. Përveç aspektit praktik, liberalizimi i vizave do të na përforcon ndjenjën e përkatësisë në familjen evropiane, gjë që do t’i japë shtytje edhe më të madhe procesit të reformave e të përafrimit me BE-në.

Mirëpo, pavarësisht gjithë kësaj, vështirë se do të ofrojë zgjidhje për ata individë që nuk e shohin një të ardhme në vendin e tyre. Thënë troç, liberalizimi i vizave nuk do të jetë zgjidhje për ata që këto ditë po ia mësyjnë kufijve të shteteve tjera, duke rrezikuar veten dhe familjet e tyre, duke ndërmarrë udhëtime plot rreziqe, të cilat kanë mundësi minimale të rezultojnë në përfitime konkrete.

Kjo na sjell te premisa e dytë e gabuar, që heqja e vizave automatikisht do t’i ndalë migruesit ilegalë. Nëse bazohemi tek përvoja e vendeve të tjera të Ballkanit, të cilave u është dhënë mundësia e udhëtimit pa viza, numrat e azilkërkuesve në disa nga rastet kanë pasur ngritje pas heqjes së vizave. Ky është fakt i njohur dhe pikërisht për këtë fakt shtetet anëtare të BE-së kanë vazhduar t’i përforcojnë kushtet dhe t’i ngritin kërkesat në këtë proces.

Kështu, përveç kushteve të vëna në Udhërrëfyesin e Komisionit Evropian, ata tash po i japin rëndësi të shtuar edhe indikatorëve të performacës, respektivisht shifrave të migruesve ilegalë dhe azilkërkuesve. Ekziston një ndërlidhshmëri e problemit të migrimit ilegalë me procesin e liberalizimit të vizave, por jo në mënyrën që rëndom po paraqitet.

Ndërlidhshmëria e vetme e tyre qëndron në faktin që migruesit ilegalë mund të kenë ndikim negativ në procesin e liberalizimit të vizave, sepse migrimi ilegal shërben si mekanizëm matës për shtetet anëtare të BE-së për rrezikun që mund të kanoset nga liberalizimi eventual. Kjo nënkupton që sa më i lartë të jetë numri i migruesve ilegalë, aq më e vogël do të jetë shpejtësia në procesin për heqjen e vizave.

Një paragjykim tjetër që shpesh po përsëritet është se gjoja ky është një problem i ri për Kosovën. Risia ndoshta qëndron në faktin që ky problem i vazhdueshëm i yni tash ka një ndikim të drejtpërdrejt në perspektivën tonë të liberalizimit të vizave dhe se mund të përdoret për përfitime politike të çastit. Mirëpo, e vërteta është se një gjë e tillë i shkon për shtati vetëm trafikuesve dhe kriminelëve të organizuar që po e orkestrojnë këtë proces. Për trafikantët sa më shumë zhurmë bëhet se “të gjithë po dalin”, aq më shumë do të ketë migrues ilegalë dhe përfitime të mundshme për trafikantët.

Prandaj, këtu një rol të jashtëzakonshëm duhet ta luajnë edhe mediet e pavarura dhe shoqëria civile, duke venë fokusin e tyre në pasojat negative të këtij fenomeni për shoqërinë dhe vendin tonë. Valët e migruesve, qoftë legalë apo ilegalë, kanë qenë realitet i dhimbshëm pothuaj në të gjitha familje e tona për një kohë të gjatë.

Edhe pse ndoshta nuk e kemi përdorur gjithmonë këtë terminologji, kurbetçinjtë, refugjatët, janë pjesë e realitetit tonë, realitet që tani duhet të mësohemi t’ia lëmë kryesisht historisë. Kohërat kanë ndryshuar e ky ndryshim është i dukshëm për Evropën dhe botën – ata nuk pranojnë azilkërkues nga Kosova sepse e dinë që kosovarët nuk janë të përndjekur dhe të shtypur si dikur. Kushdo që e përdor këtë si justifikim (e të tillë ka shumë fatkeqësisht) nuk i bën nderë vetes dhe keqpërdor historinë tonë të dhimbshme.

Sido që të jetë, ne duhet të ofrojmë zgjidhje të ndryshme për ta zbutur dukshëm sa më shpejt këtë dukuri. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet me urgjencë të ndërmarrë veprime konkrete në ditët e javët në vazhdim për t’i shtuar aktivitetet, me qëllim të luftimit të kësaj të keqe të dyfishtë për Kosovën.

E konsideroj e keqe e dyfishtë sepse në njërën anë po i dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe në anën tjetër po e dëmton procesin e liberalizimit të vizave. Migrimi ilegal nuk është problem i lehtë. Përkundrazi, është problem kompleks që ushqehet nga faktorë të shumtë, të brendshëm dhe faktorë të tjerë të jashtëm, që nuk janë dhe nuk mund të jenë në dorën tonë.

Në rastin tonë, arsyet dominuese ndërlidhen me nevojën dhe ëndrrat për një jetë më të mirë. Ne jemi të vetëdijshëm se ndryshimet e ndjeshme në këtë drejtim do të marrin kohë, por ne bashkërisht duhet t’i bëjmë ato. Por, diçka tjetër që mund ta bëjmë në afatin e shkurtër është të mos i fryjmë zjarrit dhe t’i bashkojmë përpjekjet që fluksi i ikjes nga vendi ynë të ulet. Ky do ishte shërbimi më i mirë që do të mundë të bënim për qytetarët dhe vendin tonë në adresimin e këtij problemi.

(Autori është ministër i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës. Shkrimi është bërë enkas për gazetën “Zëri”)

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

9 Responses to " Nuk ka rrugë trup për në BE…, as për migruesit ilegalë "

  1. Web Hosting thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  2. 가라오케 thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 68081 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  3. read review thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you will find 5105 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you can find 32822 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  6. cat888 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  7. ruay thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  8. Mancave thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

  9. Terrorism thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nuk-ka-rruge-trup-per-ne-be-as-per-migruesit-ilegale/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *