Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Një kapitull i ri për Integrimin Europian të Shqipërisë në një Europë në zhvillim: Sfidat pas statusit kandidat dhe politika e zgjerimit gjatë Presidencës së Italisë

30 Shtator, 2014

Tiranë 30 shtator 2014 – Sot në Tiranë u.d. Ministri i Integrimit Evropian z. Gëzim Kasapolli ka marr pjesë në konferencën “Një kapitull i ri për Integrimin Europian të Shqipërisë në një Europë në zhvillim: Sfidat pas statusit kandidat dhe politika e zgjerimit gjatë Presidencës së Italisë.

Në margjinat e konferencës u.d. Ministri Kasapolli bashkëbisedoi me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi.

Në vijim gjeni fjalimin e plotë të u.d. Ministrit Kasapolli:


Të nderuar zonja dhe zotërinjë,

Në rrjedhën e një dekade, Republika e Kosovës është ballafaquar me shumë sfida. Kemi kaluar një rrugë të gjatë. Duke dalur nga lufta për liri dhe duke u ngritur në një demokraci funksionale, me institucione të qëndrueshme dhe ekonomi të lirë të tregut, ku liria e fjalës, fesë, dhe të drejtat e tjera themelore janë të garantuara. Ky nuk ka qenë rrugëtim i lehtë.  Megjithatë, ne ia arritëm.

Sot, ne jemi para një agimi të ri për Republikën e Kosovës. Një epoke të re. Një epoke të integrimit evropian. Kosova fuqimisht beson që Evropianizimi është mënyra më e mirë për të ecur përpara në përmirësimin e standardit të jetës dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik për të gjithë qytetarët.

Procesi i Evropianizimit është më shumë se vetëm miratimi i legjislacionit të BE-së dhe përmbushjes së normave dhe standardeve të BE-së. Në shtete të ndryshme si Polonia, Hungaria dhe Estonia me trashëgimi të ndryshme historike dhe ekonomike dhe tradita politike, procesi i anëtarësimit në BE ka sjellë një transformim të shpejtë të marrëdhënieve shtet-qytetar, reformë të qëndrueshme të administratës publike dhe një cikël të zhvillimit ekonomik, investimeve të huaja direkte dhe zbutjen e varfërisë duke arritur grupet më të cenuara dhe zonat rurale. Fuqia e njëjtë transformuese e procesit të integrimit evropian ka çuar në ndryshime pozitive në  fqinjësinë tonë të afërt.

Të nderuar,

Është përparësi e veçantë, dhe indikator i pjekurisë politike, që në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë, procesi i integrimit evropian vazhdon të gëzon konsensusin më të madh politik dhe shoqëror. Një konsensus i tillë ka qenë faktor i pazëvendësueshëm në përmbushjen e obligimeve tona në kuadër të agjendës evropiane.

Agjenda evropiane e Kosovës është konsoliduar në veçanti në dy rrafshe strategjike:

1. Marrëveshja Stabilizim Asociimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian; dhe
2. Procesi i liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Më lejoni të them disa fjalë për këto dy procese.

Procesi i integrimit evropian është proces i cili karakterizohet me reforma të gjata, të ndërlikuara dhe të mundimshme – në kuptimin politik, ekonomik dhe shoqëror. Si i tillë, procesi i integrimit evropian i Kosovës nuk ka mundur të trajtohet me instrumente ad hoc dhe afatshkurtra nga ana e BE-së. Ai ka pasur nevojë për një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme, e cila do të krijonte një nxitje për zbatimin e shumë reformave të nevojshme.

Deri në vitin 2012, marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian kanë qenë të përkufizuara më konceptin e “Perspektives Evropiane për Kosovën”, koncept historikisht i panjohur, qoftë në kuptimin ligjor apo politik në kuadër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Mungesa e një zgjidhje afatgjate, të qartë dhe pragmatike të Bashkimit Evropian për agjendën evropiane të Kosovës do të vazhdonte të pengojë përpjekjet e Kosovës për integrim evropian. Ishte momenti qe qasja “diveristeti në njohje, uniteti në angazhim” duhet ri-definuar.

Ky moment u krijua në tetor të vitit 2012, me ç’rast Studimi i Fizibilitetit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian konfirmoi se Kosova “…është kryesisht e gatshme për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.”

Këshilli i BE-së, më 11 Dhjetor 2012, konfirmoj që Kosova do të fillojë negociatat për MSA-në, pasi që katër prioritetet afatshkurtra, në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike, mbrojtjes së minoriteteve dhe të tregtisë, janë përmbushur.
Në muajin prill 2013, Komisioni Evropian konfirmoi që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë.

Në qershor 2013, duke pasur parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Evropian vlerësoj arritjet dhe konfirmoj nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi me Kosovën.

Në këtë kontekst, me 28 tetor 2013 Kosova dhe Bashkimi Evropian nisën negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, ndërsa 6 muaj më vonë me 2 maj 2014 përmbyllëm procesin e negociimit të MSA-së.

Përmbyllja e procesit negociator të Marrëveshjes Stabilizim Asociimi përbën një momentum historik në kuadër të historisë moderne të Kosovës.

Them historik sepse kemi hapur një kapitull të ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po lindte një proces i ri, i pakthyeshëm, që ndodh një herë në hitorinë e një vendi.
Kemi filluar procesin zyrtar që shpie drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky moment largoj çdo dyshim dhe vulosi përcaktimin strategjik të shtetit tonë për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian.

Rëndësia e Marrëveshjes Stabilizim Asociimi qëndron në faktin që MSA-ja tani është themel i marrëdhenieve tona politike, ekonomike dhe ligjore deri në aktin final të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Kosova lansoj dialogun zyrtar për liberalizimin e vizave me Komisionin Evropian në janar 2012, ndërsa në qershor 2012 Komisioni Evropian dorëzoj udhërrefyesin për liberalizimin e vizave.
Deri me sot, Kosova ka punuar në plotësimin e 101 kritereve të udhërrefyesit për liberalizimin e vizave. Kjo përbënë dyfishin e kritereve që kanë pasur vendet e tjera të Ballkanit Perendimor.

Sidoqoftë, institucionet tona kanë punuar intenzivisht në plotësimin e të gjitha kritereve të përcaktuara.

Raporti i fundit i progresit mbi zbatimin e udhërrefyesit për liberalizimin e vizave, i publikuar në korrik të këtij viti konfirmoj se Kosova ka plotësuar pothuaj të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në këtë kuadër, ne synojmë që deri në fund të këtij viti ti plotësojm të gjitha kriteret që burojnë nga udhërrefyesi për liberalizimin e vizave.

Të nderuar,

Grafikoni i ecurisë së Kosovës drejt Bashkimit Evropian është karakterizuar me një dinamikë eksponenciale.
Hiq më larg se para dy viteve agjenda evropiane e Kosovës është përkufizuar vetëm me Partneritetin Evropian dhe Raportin vjetor të Progresit.

Sot, Kosova ka përfunduar negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociim. Ne jemi anëtarë të Bankes Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim, anëtarë të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, kemi nënshkruar Marrëveshjen Kornizë me Banken Evropiane për Investime, si dhe Kosova është në fazën finale të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Progresi në avancimin e shtetit të Kosovës na benë të gjejmë motivim shtesë për të vazhduar reformat tona, reforma këto qe kanë për qëllim përmirësimin e  jetës së përditshme të qytetarëve tonë e cila do kurorëzohet me anëtarsimin e plotë të vendit tonë në BE.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

4 Responses to " Një kapitull i ri për Integrimin Europian të Shqipërisë në një Europë në zhvillim: Sfidat pas statusit kandidat dhe politika e zgjerimit gjatë Presidencës së Italisë "

  1. mysbobet thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-kapitull-i-ri-per-integrimin-europian-te-shqiperise-ne-nje-europe-ne-zhvillim-sfidat-pas-statusit-kandidat-dhe-politika-e-zgjerimit-gjate-presidences-se-italise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 11627 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-kapitull-i-ri-per-integrimin-europian-te-shqiperise-ne-nje-europe-ne-zhvillim-sfidat-pas-statusit-kandidat-dhe-politika-e-zgjerimit-gjate-presidences-se-italise/…

  3. sciences4u thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-kapitull-i-ri-per-integrimin-europian-te-shqiperise-ne-nje-europe-ne-zhvillim-sfidat-pas-statusit-kandidat-dhe-politika-e-zgjerimit-gjate-presidences-se-italise/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 84135 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/nje-kapitull-i-ri-per-integrimin-europian-te-shqiperise-ne-nje-europe-ne-zhvillim-sfidat-pas-statusit-kandidat-dhe-politika-e-zgjerimit-gjate-presidences-se-ita…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *