Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Në Kosovë të drejtat e çdo komuniteti të barabarta

22 Prill, 2014

Prishtinë, 22.04 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Mindy Michels, Këshilltare ndërkombëtare për vlerësim në kuadër të projektit që USAID në Kosovë dhe Demokracia dhe Qeverisja (DQ) në Bosnjë dhe Hercegovinë janë duke e realizuar: “Vlerësimi i gjendjes aktuale dhe nevojave të komunitetit LGBT në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë”

Projekti në fjalë është një raport gjithëpërfshirës që mbulon vendin dhe kontekstin rajonal për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën (BiH).

Me këtë rast poashtu, u diksutua gjëndja e komunitetit LGBT në vendin tonë dhe rajonin por edhe peripecitë që kanë shoqëritë tona për të inkuadruar sa më mirë të gjitha komunitetet.

Gjatë takimit ministrja Çitaku tha: “Dua që ta shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë edhe njëherë të gjithë kontribuesve vendor dhe ndërkombëtarë për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ka qenë një rrugë shumë e vështirë dhe me sfida, por rezultatet nuk kanë munguar. Qëllimi i çdo angazhimi të institucioneve tona dhe shoqërisë civile është që të ndërtojmë një vend ku njerëzit jetojnë të lirë dhe në liri, të barabartë brenda ligjit dhe rregullave që po i ndërtojmë në mënyrë demokratike”,  

Nga anga e saj znj.Michels duke folur për projektin në fjalë tha se: ”Projekti është një raport gjithëpërfshirës që mbulon vendin dhe kontekstin rajonal për Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën (BiH); gjendjen e komuniteteve LGBT në BiH dhe Kosovë; peizazhin social dhe legjislativ të të drejtave në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor; nevojat dhe mangësitë në gjendjen e tanishme; dhe rekomandime konkrete për ndërhyrje strategjike dhe avokim”.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Në Kosovë të drejtat e çdo komuniteti të barabarta "

  1. uniccv thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-kosove-te-drejtat-e-cdo-komuniteti-te-barabarta/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-kosove-te-drejtat-e-cdo-komuniteti-te-barabarta/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-kosove-te-drejtat-e-cdo-komuniteti-te-barabarta/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-kosove-te-drejtat-e-cdo-komuniteti-te-barabarta/ […]

  5. DevOps Services thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-kosove-te-drejtat-e-cdo-komuniteti-te-barabarta/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *