Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku ka vizituar sot OJQ the Ideas Partnership

22 Prill, 2014

Prishtinë, 22 prill  2014 – Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e zbatimit të aktiviteteve dhe objektivave të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, që ka për qëllim përmirësimin e jetës së komuniteteve  Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, si qytetarë të barabartë të Kosovës. Kështu ka pohuar ministrja e Integrimit Evropian, znj Vlora Çitaku, gjatë një  vizite që i ka bërë  OJQ-se The Ideas Partnership në Fushe Kosovë .

Çitaku  bëri thirrje për çdo formë të mundshme të bashkëpunimit reciprok në mënyrë që sfidat që i kanë përpara vetes  komunitetet Romë. Ashkali dhe Egjipitianë që jetojnë në Kosovë   t’i tejkalojnë bashkërisht.

Ministrja, Çitaku në fillim të fjalës së saj i i ka njoftuar të pranishmit për përkushtimin e ministrisë që ajo drejton, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në integrimin e plotë të këtyre  komuniteteve në shoqërinë kosovare. “Në kuadër të këtij angazhimi ne kemi organizuar dy takime, diskutime të hapura me përfaqësues të OJQ-ve të cilët janë aktiv në fushën e mbështetjes së integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me synim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe ndërmarrjes së hapave më të duhur në fazën që gjendemi. Përmes rolit tim si Kryesuese e Komitetit Drejtues Ndër Institucional për Zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, ka shtuar Çitaku.

Në fund të kësaj vizite  u tha  se institucionet përgjegjëse në bashkëpunim të ngushtë me vet pjesëtarët e këtyre tri komuniteteve dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në tejkalimin e këtyre vështirësive,për integrimin e plotë  në shoqërinë tonë.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Çitaku ka vizituar sot OJQ the Ideas Partnership "

  1. Marlin firearms thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 65956 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-vizituar-sot-ojq-the-ideas-partnership/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-vizituar-sot-ojq-the-ideas-partnership/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-vizituar-sot-ojq-the-ideas-partnership/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *