Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Në Fushë Kosovë u mbajt takim informativ me qytetarë për procesin e liberalizimit të vizave

28 Mars, 2014

Fushë Kosovë, 28 mars 2014 – Ministria e Integrimit Evropian, në kuadër të fushatës informative për procesin e liberalizimit të vizave, sot ka organizuar një takim informativ me qytetarët e Fushë Kosovës, për të diskutuar më në detaje për procesin dhe kriteret që Kosova duhet përmbushur për liberalizim të vizave. Organizimi i këtyre takimeve informative realizohet në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë.

Në kuadër të fushatës gjithpërfshirëse për procesin e liberalizimit të vizave, takimi i parë informativ është mbajtur ditën e martë në komunën e Mitrovicës, sot në komunën e Fushë Kosovës, dhe në këtë cikël, takimet informative të radhës do të mbahen në komunën e Obiliqit dhe Ferizajt.

Qëllimi i takimeve informative është që t’u ofrohet mundësi qytetarëve të informohen drejtëpërdrejt dhe të komunikojnë me panelistët, të cilët janë zyrtarë që drejtëpërdrjetë janë të përfshirë dhe të informuar për detajet rreth procesit të liberalizimit të vizave, dhe temave përkatëse si migrimi jo i rregullt dhe riintegrimi i përsonave të riatdhesuar.

Në panelin e sotëm për të komunikuar me qytëtarët  ishte zëvendës ministri nga Ministria e Integrimit Evropian z. Gëzim Kasapolli, i cili ndër të tjera tha se: “interesimi eksziston nga të gjitha strukturat shtetërore dhe kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshem të të gjitha palëve të përfshira në proces si dhe në skenën politike në Kosovë, por ajo që duhet të bëjmë është të bashkëpunojmë sa më shumë edhe me qytetarët që ata të kuptojnë qëllimin tonë përfundimtar, e ajo është futja në listën e bardhë të Schengenit dhe deri ateherë duhet të kemi durim dhe të gjithë të jemi më të përgjegjeshëm  për process sa më të lehtë”.

Në përmbyllje z. Kasapolli tha se “Ministria e Integrimit Evropian, dhe institucionet e Kosovës në përgjithësi janë në dispozicion të qytatarëve, por duhet të bëhet njëe dallim mes nevojave dhe dëshirave, dëshirat mund të jenë shumë të mëdha por ajo që duhet bashkarisht të bëjmë është që t’i plotësojmë nevojat tona në kuptim të ngritjes tonë sociale që qështja e udhëtimit në Bashkimin Evropian të jete qështje dëshire e jo çështje nevoje”.

Nga Komuna Fushë Kosovës ishte Nënkryetari, z.Jakup Tërnava, nga Ministria e Punëve të Brendshme ishte z. Armend Shabani, ndërsa përfaqësues nga shoqëria civile, respektivisht, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë z. Mentor Vrajolli.

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Në Fushë Kosovë u mbajt takim informativ me qytetarë për procesin e liberalizimit të vizave "

  1. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-fushe-kosove-u-mbajt-takim-informativ-me-qytetare-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-fushe-kosove-u-mbajt-takim-informativ-me-qytetare-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-fushe-kosove-u-mbajt-takim-informativ-me-qytetare-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  4. auto swiper thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-fushe-kosove-u-mbajt-takim-informativ-me-qytetare-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-fushe-kosove-u-mbajt-takim-informativ-me-qytetare-per-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *