Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku Vazhdon agjendën e takimeve për kordinim me Kryetarët e Komunave

27 Mars, 2014

Prishtinë, 27 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, sot ishte për vizitë në Komunën e Obiliqit, ku në takim me Kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, u pajtuan për të avancuar kordinimin dhe bashkëpunimin rreth procesit të integrimin Evropian.

Ministrja e Intergimit Evropian Vlora Çitaku, si vazhdimësi e takimeve që ka në agjendë për të takuar kryetarët e komunave të Kosovës, për të avancuar kordinimin dhe bashkëpunimin rreth procesit të integrimit Evropian, ajo sot u prit nga kryetari i Komunës së Obiliqit z. Gashi të cilin e informoi më në detaje për zhvillimet rreth negociatave për marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe procesin e integrimit evropian në tërësi.

Poashtu, më në detaje ju përkushtuan temave që e ndërlidhin bashkëpunimin e qeverisjes lokale dhe asaj  qendrore si; procesi i riintegrimit të përsonave të riatdhesuar në Komunën e Obiliqit, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt në nivel lokal,  mundësitë e financimit të projekteve në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) në nivel komunal.

Njëkohësisht u diskutua edhe për mundësitë e akomodimit në administratën komunale të Obiliqit bursistë nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë ” Young Cells Scheme”, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Tema këto të cilat i kontribuojnë zhvillimit të një administrate profesionale në Kosovë por njëkohësisht edhe i kontribuojnë në tërësi procesit të integrimit Evropian, liberalizimit të vizave, por edhe fuqizimit të kordinimit ndërmjet institucioneve.

Ministrja Çitaku me këtë rast tha se; “në mënyrë që të ketë një rritje te kordinimit duhemi të komunikojmë dhe të bashkërendojmë aktivitetet sa më shumë që të jetë e mundur që të arritet sukses sa më optimal. Poashtu, komunat duhet të jenë sa më shumë të përfshira dhe të përkushtuara në  procesin e riintegrimit të të riatdhesuarve dhe pikërisht sot jemi në komunën e obiliqit dhe do te vazhdojmë me komunat tjera për te parë të arriturat dhe sfidat që kanë komunat në ketë proces”.

Çitaku shrehu përkrahjen për Komunën  e Obiliqit, si një komunë me specifika të veçanta, duke patur parasysh ndotjen që po  shkakton termocentrali në këtë komunë.

Gjithashtu  u  tha se duhet të përkrahen edhe komunitetet  Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, për t’u  inkuadruar në shoqërinë kosovare, dhe institucionet  gjegjëse si në administratën komunale, ashtu  edhe në atë qendrore.

Nga ana e tij Kryetari  i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi e falënderoi Ministren Çitaku për vizitën e saj dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me nivelin qëndror,  në mënyrë që të shtyhen përpara të gjitha  proceset që kanë të bëjnë më Integrimin Evropian.

Last modified: 15 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Çitaku Vazhdon agjendën e takimeve për kordinim me Kryetarët e Komunave "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 5076 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vazhdon-agjenden-e-takimeve-per-kordinim-me-kryetaret-e-komunave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 72990 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vazhdon-agjenden-e-takimeve-per-kordinim-me-kryetaret-e-komunave/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-vazhdon-agjenden-e-takimeve-per-kordinim-me-kryetaret-e-komunave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *