Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Në Bruksel diskutohet progresi i arritur në procesin e liberalizimit të vizave

29 Korrik, 2013

Prishtinë, 29 korrik 2013 – Sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i zyrtarëve të lartë për liberalizim të vizave në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, respektivisht Drejtoratit Gjeneral për çështje të Brendshme. Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi si dhe koordinatorët teknik për liberalizim të vizave nga Ministritë relevante.

Gjatë këtij takimi Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi informuan zyrtarët e Komisionit Evropian për progresin e arritur në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave, me theks të veçantë i’u prezantua zbatimi i rekomandimeve të deritanishme dhe planet për javët dhe muajt në vijim.
Ministrja Çitaku  prezantoi të arriturat në finalizimin e kornizës ligjore dhe strategjike që ndërlidhet me këtë proces si dhe me të arriturat kryesore që institucionet e Republikës së Kosovës i kanë arritur së bashku me ata të EULEX-it, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë.

Përderisa Ministri Rexhepi informoi të pranishmit për të arriturat konkrete që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë deri më tani. Dhe në fund të takimit u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm, respektivisht misionet vlerësuese për monitorimin e zbatimit të kritereve për Liberalizim të Vizave.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

5 Responses to " Në Bruksel diskutohet progresi i arritur në procesin e liberalizimit të vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-bruksel-diskutohet-progresi-i-arritur-ne-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  2. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-bruksel-diskutohet-progresi-i-arritur-ne-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-bruksel-diskutohet-progresi-i-arritur-ne-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

  4. relaxing jazz work

  5. … [Trackback]

    […] Here you can find 6728 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ne-bruksel-diskutohet-progresi-i-arritur-ne-procesin-e-liberalizimit-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *