Prishtinë, 6 gusht. 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku priti sot znj. Adrijana Hodzic, Zyrtare Kryesore Ekzekutive nga Zyra Administrative e Mitrovicës së veriut. Gjatë takimit u diskutua rreth fuqizimit te kapaciteteve për zhvillim ekonomik, infrastrukturën sociale, shëndetësinë si dhe zhvillimin e diversitetit etnik e kulturor.
Znj.Hodzic paraqiti në detaje punën që po bën Zyra Administrative në zhvillimet në ngritjen e kapaciteteve humane dhe teknike, më tej si qëllim kryesor i takimit ishin projektet të cilat do të mund të implementoheshin në veri të vendit. Ajo shtoj se do të vazhdojne edhe më tutje duke kërkuar mbeshtetje të metutjeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ministrja Çitaku shprehu edhe njëherë se ”Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zhvillimin ekonomik dhe social të Mitrovicës Veriore” dhe falemnderoi znj. Hodzic për angazhimin e saj të deritanishëm dhe kurajon e dëshmuar që në kushte të tensionuara ka arritur për ta funksionalizuar Zyrën Administrative të Mitrovicës së Veriut.
Last modified: 16 Gusht, 2022