Prishtinë, 24 mars 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj priti sot në takim një delegacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të kryesuar nga Udhëheqësja për Kosovë, Znj. Elena Petrovska, dhe zyrtarëve mbështetës për të diskutuar bashkëpunimin e deritanishëm si dhe planet për të ardhmen.
Ministrja Ahmetaj e njoftoj delegacionin për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Njëkohësisht, Ministrja Ahmetaj nënvizoi rëndesinë e koordinimit sa më të mirë të të gjitha resureve financiare për të mbështetur projektet kyçe zhvillimore të Qeverisë.
Ndërsa nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH njoftuan Ministren Ahmetaj rreth iniciativës për Klimën Investuese dhe Qeverisje të lansuar nga BERZH për të ndihmuar vendet e rajonit rreth qeverisjes së mirë, transparencës dhe konkurrencës së shëndetshme, projekti Klima e Investimeve dhe Iniciativa për Qeverisje, përmes së cilës strukturojnë bashkëpunimin me vendet e rajonit.
Sektoret ku ata janë të fokusuar janë mbështetja për zhvillimin e sektorit privat dhe ndërtimi i kapaciteteve në sektorin e ambientit për investime, konkurrencë, prokurim dhe mekanizmat alternativ për zgjidhjen e kontesteve si arbitrazhi, avokati i popullit për bizneset dhe projekte tjera. Pjesë e kësaj iniciative është edhe Memorandumi i Mirëkuptimit të cilin tashmë EBRD është duke e diskutuar me Qeverinë tonë i cili do të fokusohet në mbështetje për zhvillimin e sektorit privat dhe ambientit të biznesit, për mekanizmat konsultativ mes Qeverisë, sektorit privat dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, kapacitetet e Autoritetit të Konkurrencës, zbatimin e legjislacionit për bankrotimin dhe aspekte tjera të reformës së të bërit biznes.
Last modified: 10 Gusht, 2022