Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj: Java e gruas në Kosovë 2017

24 Mars, 2017

Prishtinë, 24 mars 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj ishte pjesë e panelit për të folur për rolin e gruas në shoqërinë tonë në organizmin vjetorë të aktivitetit Java e Gruas në Kosovë 2017, organizim ky nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe USAID në Kosovë.

Java e gruas është ngjarje që mbledhë numër të konsiderueshëm të grave në Kosovë, përfaqësuese të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe shtresave tjera të shoqërisë në Kosovë.

Me këtë rast Minsitrja Ahmetaj në fjalën e saj tha se:”Kosova pas kaq vite të pavarësisë ka shënuar progres në avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, si në aspektin e arsimimit, përfaqësimit politik dhe publik. Megjithatë masat ligjore dhe administrative nuk janë të mjaftueshme që pozita jonë të avancoj në shoqëri. Ne, edhe më tutje kemi gra më pak të arsimuara, të punësuara që paguhen më pak për pozitën e njëjtë në shoqëri, ne ende e kemi abortin selektiv si dukuri në mesin tonë. Prandaj per t’i tejkaluar të gjitha këto, mbi të gjitha nevoitet arsimimi i shoqërise tonë, vajza dhe djem që do të emanciponin vendin tonë dhe bënin të barabartë me shtetasit tjerë në BE. Në rrugtimin tonë drejt integrimit në BE tashmë e kemi filluar dhe si i tillë ky proces do të kërkon shumë energji, vullnet dhe punë të madhe. Integrimi në BE është maratonë dhe jo garë 100 metërshe dhe ne do të kujdesemi që në këtë maratonë të arrijmë sa më shpejt në cak. Integrimi i Kosovës në BE në fund të procesit integrues do të jetë vlerë kurë merret parasyshë rinia e saj, pasuritë natyrore dhe mundësitë që vendi jonë i ofron. Edhe BE që ofron mundësi të barabarta, liri dhe drejtësi për të gjithë në vazhdimësi bënë thirrje për avansimin e pozitës së gruas si masë e cila do ta shtynte pjësmarjen e grave në institucione përkatëse, prandaj ne mund ta marrim si shembull praktikat më të mira të BE në mënyrë që ta ndihmojmë edhe shoqërinë tonë të avansoj më tutje”.

“Janë inkurajuese rezultatet e arritura deri tani por edhe më inkurajues do të duhet të ishte qëllimi që ne I’a kemi vënë vetës dhe që është antëarësimi në BE, e cila është qëllimi që ne synojmë ta arrijmë, sepse BE mbetet demokracia më e avancuar, ekonomia më e fortë dhe mekanizmi i cili për Ballkanin ofron stabilitet politik, përspektive ekonomike dhe siguri”- the në fund Ministrja Ahmetaj.

Last modified: 10 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Ahmetaj: Java e gruas në Kosovë 2017 "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 74226 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-java-e-gruas-ne-kosove-2017/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 60682 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-java-e-gruas-ne-kosove-2017/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-java-e-gruas-ne-kosove-2017/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *