Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha vlerëson lartë bashkëpunimin me Hungarinë në procesin integrues

13 Tetor, 2017

Prishtinë, 13 Tetor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me ç’rast u diskutua çështja e procesit integrues të Kosovës, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.

Ministrja Hoxha, theksoi se shfaq përkushtimin për dinamizimin e procesit integrues, realizimin e detyrave dhe përgjegjësive institucionale për realizimin sa më të shpejtë të këtij interesi nacional.

“Falënderoj ambasadorin Markusz dhe Hungarinë, për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në të gjitha proceset integruese të vendit tonë, njëherësh riktheksoj se në kuadër të këtij procesi, ndihma e Hungarisë për vendin tonë është shumë e mirëseardhur”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha, e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e Kosovës edhe në nismat rajonale dhe integrimin në organizmat ndërkombëtar, si dhe përvojën e Hungarisë për procesin integrues.

Ambasadori Markusz, shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritashëm, duke u zotuar se Hungaria do të jetë krah Kosovës në proceset integruese. Ai theksoi se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal kanë vlerë të madhe në sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova.

Po ashtu, Ambsadori Markusz, u dakordua me Ministren Hoxha se rruga e vetme e Kosovës është rruga dhe vlerat euro-atlantike. Bashkëpunimi me Hungarinë është me rëndësi për Kosovën dhe se Hungaria do të jetë aleate e Kosovës në këto procese.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha vlerëson lartë bashkëpunimin me Hungarinë në procesin integrues "

  1. Robbie Pfoutz thotë:

    Do you have a spam issue on this site; I also am a blogger, and I was curious about your situation; many of us have developed some nice practices and we are looking to swap techniques with others, why not shoot me an email if interested.

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-vlereson-larte-bashkepunimin-me-hungarine-ne-procesin-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *