Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha uron bursistët e rinj: Aftësohuni për vendin Tuaj në universitetet më të mira në BE

7 Shkurt, 2019

Prishtinë, 7 Shkurt 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, bëri hapjen e takimit lidhur me nënshkrimin e Deklaratës së Mirëkuptimit për përfituesit e bursës “Young Cell Scheme” (raundi XI-XII), i bashkë-financuar nga BE-ja dhe Ministria e Integrimit Evropian dhe është menaxhuar nga Këshilli Britanik në Kosovë.

“Njohuritë dhe aftësitë praktike të përfitueseve të bursës Skema “Young cell”, shërbejnë në procesin e reformës së administratës publike dhe proceset e integrimit evropian të Republikës së Kosovës në rrugën e saj në BE duke ndërtuar shërbimin civil profesional, meritor, të përgjegjshëm në të gjitha nivelet e administratës publike”, potencoi Ministrja Hoxha.

Në fund, Ministrja Hoxha i përgëzoi përfituesit e bursave për suksesin e arritur në kuadër të Skemës “Young cell”, duke dhënë kontribut profesional në institucionet e administratës publike të Qeverisë së Republikës së Kosovës ku do të punojnë pas diplomimit të tyre.

Last modified: 5 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *