Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha kërkon zbatimin e prioriteteve nga procesi integrues

7 Shkurt, 2019

Prishtinë, 7 Shkurt 2019 – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), Ministrja Dhurata Hoxha, diskutoi për Rishikimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe me këtë rast dha sqarime për ecurinë e procesit dhe ndryshimet në nën prioritetet.Prioritetet që po i diskutojmë, ceku Ministrja Hoxha, përfshijnë 12 propozimet të cilat janë miratuar si KMIE në tetor 2018, si dhe komentet nga ana e Komisionit Evropian, të cilat janë miratuar në parim nga Zyra e Komisionarit Hahn.

Shtylla e parë ka 5 prioritete, Shtylla e dytë ka 6 prioritete, Shtylla e tretë ka 8 prioritete. Së bashku me prioritetet dhe nënprioritetet janë evidentuar edhe bartësit e përgjegjësive për secilën fushë.

Ministrja Hoxha vuri në pah se duhet të realizojmë Agjendën e Reformave Evropiane, pa asnjë hamendje, sa më shpejt, ngase kjo është rruga jonë e vetme.

 

Last modified: 5 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha kërkon zbatimin e prioriteteve nga procesi integrues "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-zbatimin-e-prioriteteve-nga-procesi-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *