Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Transparenca në komunikimin e procesit të integrimit rritë llogaridhënien

8 Maj, 2019

Prishtinë 8 Maj 2019 – Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe medias, të cilin e kryesoi, znj. Blerta Deliu Kodra.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, hapi diskutimin për procesin e komunikimit që synon informimin e publikut duke ofruar informata objektive dhe duke sfiduar përceptimet e gabuara rreth marrëdhënies Kosovë-BE, sidomos nevojën për informim të qytetareve sa i përket hapave konkret që duhet përcjellë drejt anëtarësimit dhe cilat institucione janë përgjegjëse për reformat si sundimi i ligjit, fuqizimi ekonomik, apo promovimi i investimeve.

Sa i përket implementimit të reformave, apo zbatimit të MSA-së dhe ERA-së, ne do të fokusohemi që niveli i zbatimit të komunikohet në mënyrë më kualitative dhe në terma konkret, ashtu si Raporti i BE-së për vendin, duke shtuar se Ministria e Integrimit ka rol koordinues e përkushtuar për transparencë.

Informimi në kohë kontribuon në rritjen e llogaridhënies, sidomos në ato raste kur implementimi i ndonjë projekti të financuar nga BE zvarritet apo dështon për mos përmbushje të përgjegjësisë institucionale, qoftë te nivelit qendror apo lokal, vuri në pah Ministrja Hoxha.

Me rastin e shënimit të ditës së Evropës, ne kemi lansuar edhe një kampanjë vetëdijesuese për informim më të mirë të publikut, theksoi Ministrja, për ngritjen e vetëdijes rreth hapave për anëtarësim në BE, për rëndësinë e MSA-së, rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe qytetarisë aktive për të rritur llogaridhënien si dhe promovimit të vlerave të BE-së në vend.

Ministrja Hoxha potencoi se Ministria e Integrimit Evropian do të kërkoj raporte për përmbushjen e rekomandimeve, rol i dhënë vjet nga Qeveria, dhe ofroi bashkëpunim si dhe diskutime që ndikojnë në koordinimin sa më të mirë për procesin integrues.fizim të lëvizjes së lirë.

Last modified: 5 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *