Prishtinë, 18 Mars 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar të rinjtë, shërbyes civilë nga 6 vendet e rajonit, të cilët kanë qenë pjesë e pilot projektit në kuadër të procesit të Berlinit, dhe Agjendës së Konektivitetit të BE-së, për Ballkanin Perëndimor, ku potencoi ndihmën nga IPA 2017 dhe IPA 29018, për ekonominë digjitale, nëpërmjet skemave të granteve për biznese fillestare, ku fokusi është te teknologjia e informimit dhe komunikimit”.
Ministrja potencoi po ashtu se gjatë rishikimit të Listës Prioritare të Projekteve, do të shtohet sektori i ekonomisë digjitale, kjo ia mundëson Kosovës të aplikojë në Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor me projekte të kësaj fushe.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:
“Në kontekstin e procesit të Berlinit dhe në kuadër të Agjendës së Konektivitetit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian nisi më 2016 një projekt pilot për programin rajonal të shkëmbimit të të rinjve, shërbyes civilë, nga Ballkani Perëndimor, Skema e BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor (YPS).
Me të rinjtë bashkëbisedova rreth angazhimit tim si Koordinatore Kombëtare e IPA-s. Në kuadër të IPA 2017 dhe IPA 2018, kemi ndihmuar ekonominë digjitale, nëpërmjet skemave të granteve për biznese fillestare, ku fokusi është te teknologjia e informimit dhe komunikimit.
Do të rishikohet Lista Prioritare e Projekteve, ku do të shtohet sektori i ekonomisë digjitale, kjo ia mundëson Kosovës të aplikojë në Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor me projekte të fushës, të cilat kombinojnë grantet dhe huat nga institucionet financiare ndërkombëtare për këtë lëmë.”
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-te-rinjte-do-te-perkrahen-me-programet-per-ekonomine-digjitale/ […]