Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takon ministren Kneissl, Austria përkrah agjendën integruese të Kosovës

28 Janar, 2019

Vjenë, 28 Janar 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Austri, ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme, austriake, Karin Kneissl, me të cilën ka diskutuar për procesin integrues të Kosovës dhe në veçanti liberalizimin e vizave.

„E njoha nga afër me procesin integrues, të arriturat dhe sfidat, reformat e ndërmarra dhe zbatimin e MSA-së. Të arriturat tona nuk do të ishin në këtë nivel pa përkrahjen e shteteve mike, edhe Austrisë, e cila në çdo etapë të zhvillimit të shtetit tonë, ishte krah nesh, ashtu do të ndodh edhe në të ardhmen“, theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se integrimi i vendit tonë në organizatat ndërkombëtare është me prioritet si dhe heqja e barrierave që bien në kundërshtim me vlerat e BE-së. Në veçanti, Ministrja Hoxha kërkoi nga Ministrja e Jashtme e Austrisë të ndihmojë në përshpejtimin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave duke pasur parasysh rëndësinë e qëndrimit të shteteve anëtare për këtë proces.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Kneissl potencoi rëndësinë e reformave dhe zbatimi i MSA-së. Gjithsesi, ceku ajo, Austria përkrah fuqishëm Kosovën në të gjitha angazhimet e saj, në veçanti procesin integrues dhe liberalizimin e vizave.

Last modified: 5 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *