Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në Austri, kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave

28 Janar, 2019

Vjenë, 28 Janar 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, me ç’rast ka takuar z. Peter Goldgruber, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë. Në këtë takim Ministrja Hoxha kërkoi përkrahjen e Austrisë për votimin në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

„Përkrahja e Austrisë, për procesin e liberalizimit te vizave është e domosdoshme për shumë arsye”, theksoi Ministrja Hoxha duke e njoftuar sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të arriturat në fushën e sigurisë, migracionit dhe në veçanti sigurisë së kufijve.

Andaj, Ministrja Hoxha kërkoi përkrahjen e Austrisë që liberalizimi i vizave të vihet në agjendën e Këshillit të Ministrave sa më parë që të jetë e mundur. Ministrja Hoxha, po ashtu, theksoi rëndësinë që BE të mbajë premtimet e dhëna dhe pas plotësimit të kritereve të mos i ndëshkoj qytetarët tanë.

Sekretari i shtetit, Goldgruber, e konfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin integrues dhe liberalizimin e vizave për mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, duke theksuar se Austria do të jetë vazhdimisht krah i fuqishëm edhe për integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Last modified: 5 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Hoxha në Austri, kërkon mbështetjen për liberalizimin e vizave "

  1. 다시보기 thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 58768 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-austri-kerkon-mbeshtetjen-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

  2. Thanks for the distinct tips contributed on this blog. I have seen that many insurers offer consumers generous deals if they elect to insure more and more cars together. A significant amount of households currently have several vehicles these days, particularly those with more aged teenage children still living at home, along with the savings upon policies can easily soon increase. So it pays to look for a good deal.

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-austri-kerkon-mbeshtetjen-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

  4. auto swiper thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-austri-kerkon-mbeshtetjen-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

  5. พอด thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-austri-kerkon-mbeshtetjen-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *