Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takon Komisionerin Avrampoulos: Të fuqizohet sundimi i ligjit

24 Tetor, 2017

Strasburg, 24 Tetor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Strasburg, është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos të cilin e ka njoftuar për progresin e shënuar në fushën e sundimit të ligjit dhe punën që po bëjnë institucionet e kosovës.

Ministrja Hoxha e ka njoftuar komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos edhe për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, reformat gjithëpërfshirëse si dhe përkushtimin për dinamizimin e angazhimit të Qeverisë së Kosovës në rrugën integruese evropiane. Ministrja ka kërkuar përkrahje nga Komisioneri për këto procese.

Komisioneri i BE-së për Migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën.

Ministrja Hoxha dhe komisioneri Avramopoulos biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Po ashtu, Ministrja Hoxha ripërsëriti edhe në Bruksel se Kosova do të duhet të trajtohet njësoj si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së, me prioritet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *