Strasburg, 25 Tetor 2017 –Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka zhvilluar takime të ndara, me euro deputetin Lars Adaktusson, anëtar i Grupit të Partive popullore në Parlamentin evropian, euro deputeten Hilde Vautmans, anëtare e Aleancës Liberale dhe Demokrate për Evropë, me euro deputeten, Marijana Petir, anëtare e Komitetit për të Drejtat e Grave dhe Barazi Gjinore si dhe Z. Igor Sholtes, euro deputet nga grupi i Partive të gjelbra në Parlamentin Evropian që i takon Aleancës së lirë Evropiane, raportues për Kosovën i cili do të zëvendësoj, znj. Ulrike Lunacek, me ç ‘rast ka paraqitur të arriturat dhe sfidat në procesin integrues.
Në të gjitha takimet, Ministrja theksoi të arriturat e Kosovës në procesin integrues, me theks te bashkëpunimi rajonal, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
“Vlerat e Bashkimit evropian i pranojmë si tonat, andaj, në kuadër të procesit integrues, fqinjësia e mirë, bashkëpunimi dhe komunikimi në rajon është i një rëndësie të veçantë”, ka theksuar Ministrja Hoxha dhe ka shtuar se Kosova po kontribuon që të jetë pjesë e agjendave integruese si prioritet dhe konsensus nacional.
Euro deputetet theksuan se përshpejtimi i realizimit të agjendës integruese, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, realizimi i kushteve brenda këtij procesi duhet trajtuar si prioritet.
Ministrja Dhurata Hoxha ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në aspektin e sigurisë duke dhënë kontribut në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit.
Vizita e ministres Hoxha, ishte e para e këtij lloji në cilësinë e Ministres së Integrimit Evropian, u zhvillua me qëllim të fuqizimit të marrëdhënieve me Parlamentin Evropian, njohjes së këtij institucioni madhor me punën dhe përkushtimin e institucioneve tona në procesin e integrimeve evropiane, për sukseset dhe sfidat e këtij procesi.
Last modified: 9 Gusht, 2022