Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takoi deputetin gjerman, Manuel Sarrazin, Gjermania është krah i fuqishëm i procesit integrues të Kosovës

24 Maj, 2018

 

Prishtinë, 24 Maj 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, deputetin e Bundestagut gjerman, z. Manuel Sarrazin me bashkëpunëtorë dhe me këtë rast, diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, me theks të veçantë, zbatimi i MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e proceseve duke vënë në spikamë të arriturat rreth liberalizimit të vizave dhe reformat që po ndërmerr vendi në procesin integrues.“Gjermania është përkrahëse e fuqishme e reformave që po ndërmerr vendi ynë në drejtim të procesit integrues. Të arriturat tona nuk do të ishin të tilla pa përkrahjen e vendit mik, Gjermanisë, e cila në veçanti përkrah fuqizimin e sundimit të ligjit, reformën e gjithanshme dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se rekomandimet nga Brukseli, janë puna ditore e institucioneve, në pajtim me kompetencat.

 

Deputeti Sarrazin, theksoi se sfidat e procesit integrues kërkojnë përkushtimin e plotë, andaj, në këtë drejtim, theksoi ai, Kosova dhe rajoni gëzon përkrahje për realizimin e pritjeve të qytetarëve nga procesi integrues, bashkëpunimin rajonal dhe fuqizimin e mirëkuptimit ndërfqinjësor.

 

Deputeti Sarrazin, theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe rajon, duke e cekur se për Kosovën është prioritet zbatimi i MSA-së, rekomandimet e Raportit për vendin si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Hoxha takoi deputetin gjerman, Manuel Sarrazin, Gjermania është krah i fuqishëm i procesit integrues të Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-deputetin-gjerman-manuel-sarrazin-gjermania-eshte-krah-i-fuqishem-i-procesit-integrues-te-kosoves/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 51352 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-deputetin-gjerman-manuel-sarrazin-gjermania-eshte-krah-i-fuqishem-i-procesit-integrues-te-kosoves/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-deputetin-gjerman-manuel-sarrazin-gjermania-eshte-krah-i-fuqishem-i-procesit-integrues-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *