Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Kemi progres në realizimin e 22 prioriteteve të Agjendës së Reformave

28 Maj, 2018

Prishtinë, 28 Maj 2018 – 
Me ftesë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë si paneliste në Tryezën e diskutimit me temë: Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë.

 

Ministrja Hoxha ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë lansuar Agjendën e Reformave (ERA). ERA parasheh zbatimin e 22 prioriteteve nga një varg institucionesh.

 

“Deri më tani ka progres të konsiderueshëm, ky progres është avancuar sidomos pas miratimit të 11 ligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sa i përket sundimit të ligjit ndër të arriturat më të mëdha është miratimi I ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe miratimi I ndryshimit te ligjit për prokurorinë e shtetit.Në këtë drejtim, ka pasur progres edhe në një numër prioriteteve”, theksoi Ministrja Hoxha, duke cekur disa nga këto prioritete.

 

Nuk ka dyshim se ne, theksoi Ministrja Hoxha, duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, Ministria e Integrimit Evropian është duke ndihmuar në këtë drejtim dhe po punon ngushtë me të gjitha institucionet për të zbatuar këto prioritete.

 

“Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe përmirësimi i klimës për investime, si dhe politikat më të avancuara të punësimit dhe arsimit të lartë janë padyshim detyrë dhe obligim i yni karshi qytetarëve të vendit tone”, theksoi Ministrja Hoxha, duke theksuar angazhimin gjithëpërfshirës institucional por edhe inkorporimin edhe të shoqërisë civile.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *