Prishtinë, 28 Mars 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas votimit pozitiv në Parlamentin evropian, për liberalizimin e vizave.
Pas votimit pro me 331 vota, të Raportit të Tanja Fajon për liberalizim, Ministrja Hoxha ka theksuar se “Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:
Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona.
Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë.
Faleminderit Znj. Fajon dhe euro deputetë që keni qenë përkrahës të së vërtetës!”
Do theksuar se Parlamenti Evropian, sot ka votuar sërish, për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të raportueses Tanja Fajon, si pjesë e procedurës për të vazhduar mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në muajin maj.
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-serish-u-rikonfirmua-puna-jone-ne-parlamentin-evropian/ […]