Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Kemi ligje të mira për barazinë gjinore, duhet të implementohen

28 Mars, 2019

Prishtinë, 28 Mars 2019 – Në prani të përfaqësueseve të institucioneve vendase e ndërkombëtare, me rastin e “Javës së gruas”, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti fjalë rasti me temën “Rritja e llogaridhënies së institucioneve publike përmes filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor”.

Java e Gruas, për të shtatin vit me radhë, po e organizon Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me fokus në çështjet e gruas, fuqizimi i lidershipit të grave, integritetin e saj politik, pjesëmarrja dhe përfaqësimi i barabartë si faktorë përcaktues për avancimin e demokracisë në Kosovë.

Për rolin e filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor me qëllim të rritjes së llogaridhënies në institucione publike, Ministrja Hoxha ceku se barazia gjinore është ndër parimet kryesore të BE-së dhe avancimin e Kosovës drejt proceseve integruese.

Përkundër arritjeve që kemi shënuar ndër vite në fushën e barazisë gjinore, potencoi Ministrja Hoxha, gratë në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pa përfaqësuara, kështu interesat e gjysmës se shoqërisë nuk faktorizohen në politik-bërje.

Si për arsim që duhet flakur stereotipet, vlen edhe për partitë politike në përfaqësimin e barabartë, sidomos në role vendimmarrëse, potencoi Ministrja Hoxha dhe citoi znj. Albright, “Atë që njerëzit mund të zgjedhin, kanë mundësi edhe ta ndryshojnë”.

Ministrja ftoi edhe mediat të tregojnë ndjeshmëri ndaj barazisë gjinore në raportimin e tyre, duke pasur kujdes për gjuhën e tyre si dhe rolin e madh të shoqërisë civile, në mbledhjen dhe analizën e të dhënave sa i përket pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në jetën publike.

“Është e vërtetë që ne kemi ligje që i hapin rrugë pjesëmarrjes së barabartë. Por, këto ligje duhet të implementohen në plotëni”, ceku Ministrja Hoxha, duke shprehur besim që përmes kontributit tuaj politikat në funksion të barazisë, transparencës dhe llogaridhënies do të shënojnë hapa përpara.

Last modified: 5 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Hoxha: Kemi ligje të mira për barazinë gjinore, duhet të implementohen "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 52152 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kemi-ligje-te-mira-per-barazine-gjinore-duhet-te-implementohen/ […]

  2. Thank you for another informative website. Where else may just I get that type of information written in such a perfect method? I have a project that I’m just now working on, and I have been at the look out for such info.

  3. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kemi-ligje-te-mira-per-barazine-gjinore-duhet-te-implementohen/ […]

  4. lsm99 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kemi-ligje-te-mira-per-barazine-gjinore-duhet-te-implementohen/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *