Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Rruga jonë integruese e pakthyeshme

18 Shkurt, 2018

Prishtinë, 18 Shkurt 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e Unionit Panevropian, duke mbajtur edhe një fjalim, ku theksoi se procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore dhe obligim i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Vazhdimi i konsolidimit demokratik, përmirësimi i sundimit të ligjit, respektimi i të drejtave dhe krijimi i një ekonomie tregu funksionale, janë prioritet aktuale, theksoi Ministrja Hoxha.

“Këto 10 vjet ishin sfiduese për Kosovën. Në këtë përvjetor ne kujtojmë rrugën tonë dhe luftën e shtetit tonë të ri dhe njerëzve për t’u bashkuar me vlerat dhe parimet evropiane. Gjatë 10 viteve të fundit, ne kemi kaluar nëpër një tranzicion ekonomik, politik dhe shoqëror, por gjatë këtij udhëtimi ishte një gjë që ne ishim gjithmonë të bashkuar si një vend dhe kjo është perspektiva evropiane2, theksoi Ministrja Hoxha.

Kosova, theksoi Ministrja, ka bërë një progres të jashtëzakonshëm nga shpallja e pavarësisë, u ndërtuan institucionet demokratike, përparimi në sundimin e ligjit dhe ka zhvillime pozitive në zhvillimin ekonomik.

Ministrja ka folur edhe për rëndësinë e MSA-së, zbatimi i saj tashmë kërkon harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së dhe zbatimin e plotë të legjislacionit në praktikë.

“Kjo do të kërkojë vullnet politik, kapacitet administrativ dhe financim të qëndrueshëm dhe kjo është një sfidë. Megjithatë, ne besojmë se kjo sfidë do të tejkalohet me vullnet të fortë politik dhe angazhim. Institucionet e Kosovës dhe të BE-së duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë e procesit të integrimit”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ndërsa për Strategjinë e zgjerimit, ministrja theksoi se Komisioni Evropian ka konfirmuar angazhimin e saj për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e afrimit me standardet, vlerat dhe parimet e BE duke përmbushur kriteret dhe kërkesat e lartpërmendura.

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *