Prishtinë, 30 Maj 2019 – Pas konferencës për media, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shkruar se “;Raporti vlerëson të arriturat, po ashtu numëron edhe ngecjet me rekomandime. Tash është prioritet adresimi dhe zbatimi i rekomandimeve nga Raporti, sepse, rruga jonë e vetme është integrimi i vendit tonë me vlerat e BE-së”;.
Ajo po ashtu, ka kërkuar që të mos ketë vonesa në vendimmarrje në Këshillin e Ministrave.
Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:
Në konferencën për media, dedikuar Raportit të vendit nga Komisioni Evropian, ceka se raporti vlerëson të arriturat, po ashtu numëron edhe ngecjet me rekomandime. Tash është prioritet adresimi dhe zbatimi i rekomandimeve nga Raporti, sepse, rruga jonë e vetme është integrimi i vendit tonë me vlerat e BE-së.
Vlerësimi në Raport është ndarë në katër pjesë: Pjesa e përgjithshme, Kriteret politike, Kriteret socio-ekonomike dhe Standardet e BE-së.
Mbetet punë për t’u bërë për procesin integrues, ndërsa çështja e liberalizimit të vizave, është në duar të Këshillit të Ministrave dhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, kërkojmë të mos ketë vonesa, përkundrazi, presim që parimet themelore të BE-së të zbatohen edhe për Kosovën.
Last modified: 5 Gusht, 2022