Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në Vjenë, Kosova të përfshihet në Strategjinë e zgjerimit të BE-së

29 Janar, 2018

Prishtinë, 29 Janar 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Vjenë, po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare kushtuar Strategjisë së të ardhmes evropiane, ku marrin pjesë zyrtarë të lartë të shteteve të Bashkimit Evropian, Ballkanit, ShBA-së dhe vende të tjera.

“Konferenca e Vjenës, Com-sult, është e përqendruar në strategjinë për të ardhmen e Evropës, me moton Go West – Western Balkan! Procesi i Integrimit evropian pritet që me një Strategji të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit perëndimor”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Në dokumentet e konferencës thuhet se interesi në rajonin e Ballkanit nuk është rritur në lidhje me menaxhimin e flukseve të refugjatëve dhe migracionit. Ndërsa vendet tjera largohen nga Evropa, perspektiva evropiane vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për shtetet e Ballkanit.

Bashkimi Evropian dëshiron të paraqesë strategjinë e saj për shtetet ballkanike në vitin 2018. Cila është pikëpamja ekonomike dhe politike për shtetet e Ballkanit? Cilat strategji ekonomike janë aktualisht në vend në shtetet e Ballkanit? Cilët hapa të mëtejshëm janë të nevojshëm për zbatimin e Strategjisë së BE-së në shtetet e Ballkanit?

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Konferenca e Vjenës, Com-sult, është e përqendruar në strategjinë për të ardhmen e Evropës, me moton Go West – Western Balkan! Procesi i Integrimit evropian pritet që me një Strategji të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit perëndimor.

Në takime me disa nga personalitetet e shquara që janë pjesëmarrës të kësaj konference, kërkova që Kosova të përfshihet në Strategjinë e BE-së për zgjerim, në pajtim me qëllimin primar të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e vlerave integruese euro-atlantike.”

Last modified: 9 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha në Vjenë, Kosova të përfshihet në Strategjinë e zgjerimit të BE-së "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 28797 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-vjene-kosova-te-perfshihet-ne-strategjine-e-zgjerimit-te-be-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *