Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha përkujton viktimat e Holokaustit

27 Janar, 2018

Prishtinë, 27 Janar 2018 – Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore dedikuar viktimave të popullit hebre gjatë Holokaustit.

Me këtë rast, duke shënuar ditën e Holokaustit, Ministrja Hoxha ka shkruar në rrjetin social se “përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Në shënimin e Ditës së Holokaustit, përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore. Shekulli i kaluar, me holokaustin, na dha një nga mësimet më të hidhura që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet.”

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha përkujton viktimat e Holokaustit "

  1. Dividend thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkujton-viktimat-e-holokaustit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *