Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në takim me studentët ndërkombëtarë: Rruga jonë pa alternativë janë vlerat evropiane dhe proceset integruese

19 Qershor, 2019

Prishtinë, 19 Qershor 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti një grup studentësh ndërkombëtarë nga Amsterdam University College, me të cilët diskutoi për perspektivën evropiane të rajonit dhe sfidat e procesit integrues.

Këshilli Evropian, theksoi Ministrja Hoxha, ka bërë vlerësime për të arriturat dhe sfidat, ndërsa çështjen e liberalizimit e ka vlerësuar se “është në shqyrtim”.
“Ne kemi pritje të mëdha sepse kemi punuar shumë për përmbushjen e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim. Konsideroj se ndaj të rinjve tanë në rend të parë, po bëhet padrejtësi. Studentët tanë janë të penguar për arritjen e cilësive të dëshiruara nga ata për studime, por edhe tërë jeta jonë, ka kufizime”, potencoi Ministrja Hoxha, duke potencuar perspektivën evropiane si rrugën e vetme për Kosovën dhe rajonin.

Në bashkëbisedim interaktiv, me studentët që shfaqen interesim për zhvillimet sociale si dhe perspektivën politike dhe kulturore të rajonit, Ministrja Hoxha vlerësoi të arriturat për procesin integrues duke potencuar se zbatimi i MSA-së, reformave dhe përafrimi me vlerat e BE-së, janë prioritet dhe konsensus nacional.

“Rruga jonë nuk ka alternativë, është brenda vlerave dhe proceseve integruese euro-atlantike”, ka potencuar Ministrja Hoxha.

Last modified: 5 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha në takim me studentët ndërkombëtarë: Rruga jonë pa alternativë janë vlerat evropiane dhe proceset integruese "

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 24361 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-takim-me-studentet-nderkombetare-rruga-jone-pa-alternative-jane-vlerat-evropiane-dhe-proceset-integruese/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *